Si te ushqejme femijen shendetshem gjate mbasdites

0 0

Fëmija i vogël ka stomak të vogël dhe mbushja e tij me ushqim tre herë në ditë nuk mund t’i japë energjinë e duhur për rritjen dhe lëvizjet e tij. Prandaj ka rëndësi dhënia e vakteve të ndërmjetme, që quhen “vakte zemër”. Këto vakte të ndërmjetme janë të rëndësishme për fëmijën, por ne nuk duhet të harrojmë që edhe ushqimet që jepen në kohën e vakteve të plota, janë gjithashtu me rëndësi.
Ju duhet harxhoni pak kohë për të menduar se çfarë t’i jepni fëmijës për vaktet zemër. Edhe në këto vakte të ndërmjetme ushqyerje, duhet të jepen ushqime nga të gjitha grupet ushqimore:
Buka, drithërat, sanduicët
Përgatisni në shtëpi sanduiçë të ndryshëm, duke i mbushur me ushqime të ndryshme, për shembull me djathë, vezë të zier, domate, proshutë etj. Gjatë kohës që përgatisni sanduiçët, afroni fëmijë pranë jush, që t`ju ndihmojë dhe më pas mund ta lejoni ta përgatisë vetë. Buka e thekur, keku i bërë në shtëpi, biskotat, gjithashtu janë një alternativë e mirë, pasi pëlqehen shumë nga fëmijët.
Makaronat
Në përgjithësi, fëmijët në këtë moshë i pëlqejnë makaronat. I përgatisni bashkë me ta. Kujdes me salcat e gatshme që përdorni, sepse mund të jenë shumë të kripura.
Frutat dhe perimet
Frutat dhe perimet janë shumë të mira për ushqyerjen gjatë vakteve të ndërmjetme. Frutat mund të jepen të prera në copa, ose të përziera me kos. Zarzavatet gjithashtu mund të jepen të gjalla ose të ziera. Frutat e thata, si për shembull kumbullat, kajsitë etj, kanë një sasi të madhe sheqeri dhe mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Në rast se fëmija juaj i dëshiron shumë, mund t`ja jepni herë pas here në sasi të vogla së bashku me ushqime të tjera, si për shembull pas ngrënies së sanduiçit, për të pakësuar pasojat negative tek dhëmbët.
Qumështi dhe prodhimet e tij
Qumështi, për vlerat që ka është ushqim shumë i mirë për fëmijën. Jepeni në vaktet zemër, me fruta ose sanduiç. Deri në moshën 2 vjeçare qumështi mund të jepet i skremuar. Më pas duhet të jepet i skremuar, me përqindje më të pakët yndyre. Kosi dhe bulmeti si për shembull djathi, janë gjithashtu ushqime të mira për vaktet e ndërmjetme.
Lëngjet
Gjatë kohës se ngrënies, gjithmonë jepini fëmijës një lëng që të shoqërojë ushqimin. Uji është pija më e mirë. Po kështu edhe qumështi është një pije e mirë.
Fëmijët duhet të mësojnë të pijnë ujin që në moshë të vogël. Ju si prindër duhet të jeni një shembull i mirë për këtë. Tregojuni fëmijëve se si pini ujë. Lëngjet e frutave duhet të jenë të holluara dhe mos të kenë përmbajtje të lartë sheqeri. Shikoni me kujdes marrjen e qumështit dhe lëngjeve të frutave për fëmijët nazeli. Qumështi është ushqim shumë i mirë, por marrja e tepërt e tij mund të presë oreksin për ushqime të tjera.
A duhen dhënë çokollatat, biskotat apo patatinat?
Fëmijët e moshave 1-3 vjeç i shikojnë këto ushqime që mund të jenë shumë të kripura, të ëmbla, apo me yndyrë, të reklamuara nëpër dyqane ose në televizor. Këto ushqime nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, prandaj mund të jepen vetëm në raste të rralla festash apo banketesh. Për të mos pasur probleme me fëmijët tuaj, mos i mbani këto ushqime në shtëpi.
Nëse fëmija nuk do t’i shikojë, nuk do t’i hajë, dhe ky nuk do të mund të jetë një problem për ju dhe atë.
Ju përsëri duhet të jeni një prind model dhe të ushqeheni me ushqime të shëndetshme në vaktet e ndërmjetme, si dhe të bleni vetëm me raste ushqime që nuk kanë vlera ushqyese. Shumë prindër kanë vënë re se fëmijët e tyre ndikohen shumë nga ajo që dëgjojnë apo shikojnë në televizor. Fëmijët e vegjël besojnë gjithçka që shikojnë në televizor. Ato nuk e kuptojnë reklamën, zbavitjen, tregëtinë etj. Prindërit shpesh e kanë të vështirë të kundërshtojnë ngrënien e këtyre produkteve të reklamuara dhe dëshirën natyrale të fëmijës për të ëmbla, së bashku me kënaqësinë që ai ndjen nga ngrënia e tyre.
Një tjetër shqetësim në rritje i prindërve është shtimi i ushqimeve që quhen “ushqime të shpejta” si sufllaqe, hamburger, etj, të cilat sot tregëtohen në shumë dyqane ushqimore. Gjithnjë dhe më shumë fëmijët në këtë moshë lihen në duart e kujdestarëve të çerdhes, gjyshërve, kujdestarëve në shtëpi etj. Shumë prej tyre nuk e bëjnë detyrën e tyre për t’i siguruar fëmijës një ushqyerje të shëndetshme sepse nuk arrijnë ta bëjnë, apo thjesht nuk j’u intereson. Ju duhet të vëzhgoni së bashku me kujdestarët e fëmijës se me çfarë ushqehet fëmija, ashtu siç vëzhgoni rritjen dhe zhvillimin e tij. Duke punuar së bashku, ju do të siguroheni që ushqimi i fëmijës është i përshtatshëm dhe po nxiten zakonet e ushqyerjes se shëndetshme.

Lexoni edhe: 7 ushqimet qe nuk duhet te mungojne ne dieten e femijes tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X