Rachel Beller, themeluesja e “Beller Nutritional Institute”, nënë e 4 fëmijëve dhe eksperte e ushqimeve që parandalojnë sëmundjet, jep listën e saj me 7 superushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën e fëmijëve tuaj.
1. Vezët
Vezët janë të pasura me proteina dhe janë ndër të paktat ushqime që në mënyrë natyrale përmbajnë vitaminën D e cila e ndihmon trupin me absorbimin e kalçiumit. Konsumimi i vezëve në mëngjes do të bëjë që fëmijët të ndihen të ngopur për një kohë të gjatë.
2. Frutat
Të gjitha frutat janë të shëndetshme për fëmijët tuaj, ato sigurojnë vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese të cilat janë shumë të nevojshme për fëmijët tuaj. Konsumimi i frutave gjithashtu mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Konsumimi i një shumëllojshmërie frutash do të bëjë të mundur përfitimin e të gjitha vlerave ushqyese për të cilat fëmijët tuaj kanë nevojë.
Frutat e thata janë të pasura me yndyrna të shëndetshme që ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve tuaj, si edhe përmirësojnë shëndetin e zemrës. Konsumimi i disa frutave të thata në mëngjes do ta furnizojë fëmijën tuaj me energji.
4. Qumështi
Proteinat dhe kalçiumi që përmban qumështi do të sigurojnë lëndën e parë të nevojshme për trupin dhe trurin. Proteinat ndihmojnë në ndërtimin e indeve nervore tek fëmijëve, ndërsa kalçiumi shërben për të rritur kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm.
5. Domatet
Domatet janë të pasura me likopen, një substancë që lufton shumë lloje kanceri. Kur domatet gatuhen bëhen më të shëndetshme, pasi nxehtësia bën që ato të çlirojnë edhe më shumë likopen. Një mënyrë tjetër për t’i bërë domatet më të shëndetshme është edhe marinimi me yndyrna bimore si vaji i ullirit i cili ndihmon trupin në absorbimin e likopenit.
6. Kosi
Kosi përmban baktere të shëndetshme të cilat forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në proçesin e tretjes. Duke i shtuar pak mjaltë (pas moshës 1 vjeçare), ju do të keni një mëngjes të shëndetshëm dhe plotë lëndë ushqyese për fëmijët tuaj.
7. Peshku
Peshku është i pasur me omega 3, një yndyrë që përmirëson zhvillimin e trurit dhe ka fuqi të lartë anti-inflamatore. Sigurohuni të zgjidhni atë lloj peshku që kanë nivele të ulëta të plumbit si salmoni.
Lexoni dhe: Ushqimet qe ju ndihmojne te qendroni ngrohte ne dimer
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu