Si te zgjedhim kosin e duhur per beben dhe cila eshte rendesia e tij?

0 0

Kosi është një ushqim që pëlqehet shumë nga fëmijët, ai është kremoz dhe përmban shumë elementë të shëndetshëm për rritjen e fëmijës.

Të mirat e kosit për fëmijët

  • Ai ka veti të mbrojë zorrët e fëmijës, kjo pasi ai pasuron florën bakteriale të fëmijës duke bërë që të zhduken mikroorganizmat e dëmshëm. Është tepër i mirë për t’u përdorur në rast diarreje apo konstipacioni, apo pas një terapie me antibiotik që fëmija ka marrë.
  • Kosi është një burim shumë i mirë kalçiumi, një element tepër i rëndësishëm për kockat dhe dhëmbët e femijës, për muskujt dhe zemrën, qarkullimin e gjakut si edhe funksionimin e mirë të sistemit nervor.
  • Ai përmban gjithashtu edhe proteina. Ai përmban të gjitha aminoacidet e rëndësishme për fëmijën (të cilat janë 9), që organizmi nuk është në gjendje t’i prodhojë vetë. Rëndësia e tyre është jetike për qelizat, indet dhe muskujt.
  • Kosi përmban edhe vitamina, ndër të cilat duhet të përmendim vitaminën A (e rëndësishme për lëkurën, shikimin dhe rritjen), vitaminat e grupit B (të rëndësishme për sistemin nervor, ndarjen qelizore, rritjen si edhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut), si edhe vitaminën PP e cila përforcon aparatin tretës dhe sistemin nervor.
  • Tretet më me lehtësi se qumështi dhe nuk krijon alergji apo intoleranca tek fëmija, kjo pasi laktoza që ai përmban ka vlera tepër të ulëta. Megjithatë nëse fëmija është alergjik ndaj qumështit nuk duhet të konsumojë as kos.

Prezantimi i kosit tek fëmija

Zakonisht këshillohet të fillohet nga muaji i 6-të dhe zakonisht gjatë pasdites. Evitoni kosin në mëngjes, kjo pasi duke qënë se i është nënshtruar një proçesi fermentimi rezulton tepër acid për stomakun duke e bërë gjithashtu edhe tretjen më të vështirë. Kosi duhet të jetë me yndyrë të plotë sepse vetëm në këtë mënyrë ofron yndyrnat e nevojshme për zhvillimin korrekt të membranave qelizore të vogëlushit. Këshillohet të përgatitet me fruta, të cilat fillimisht duhet të jenë: mollë, banane dhe dardhë.

Lexo edhe: Receta e taves se kosit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X