Përbërësit për 4-5 persona
- 4-5 thela mish qingji (mund të përdoret edhe mish pule sipas preferencës);
- 1.5 kg kos të ëmbël;
- 3 lugë gjelle miell;
- 2 lugë gjelle oriz;
- 1 lugë gjalpë;
- 3 vezë;
- 2 thelpi hudhër;
- Piper i zi;
- Kripë.

Si te përgatisim tavë kosi?
- Vendosni mishi me pak gjalp në një tavë

- Piqeni në furrë duke u kujdesur të mos thahet dhe të ketë pak lëng.

- Në një tigan shtoni gjalpin erëzat miellin dhe e skuqni këtë të fundit derisa të marrë ngjyrë të artë.



- Në këtë moment shtoni lëngun e mishit dhe e përzieni vazhdimisht në mënyrë që të mos krijohen kokrriza. Pasi mielli është tretur plotësisht do të përftoni një masë të trashë dhe kremoze.


- Në një tas të madh hidhni kosin, vezët e rrahura , kremin e miellit, hudhrat e grira shumë hollë, kripën dhe piperin. I përzieni derisa të krijohet një masë homogjene. Keni parasysh se nëse kjo përbërje do të jetë shumë e trashë para pjekjes do të rezultojë tepër e fortë në momentin që do të konsumohet duke qënë se do të mpikset. Për këtë arsye në këtë moment është e rëndësishme ta lini disi të hollë.



- Pasi keni përfunduar përzierjen, e hidhni në një tepsi të thellë në të cilën keni vendosur thelat e mishit dhe orizin e zjerë më pare.



- Pasi ta keni bërë këtë e vendosni tepsinë në furrën e nxehur më parë dhe e piqni derisa sipër tava e kosit të ketë zënë një shtrësë të kuqëremtë.

- Në momentin e servirjes mund ta rregulloni sërish me pak hudhër nëse dëshironi.

Foto burimi: Revista Shije









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu