Shpesh konstipacioni (kapsllëku) i fëmijës vjen edhe si pasojë e një diete të pasur me ushqime që nuk janë të pasura me fibra. Krahas një sasie të mirë uji fëmija duhet të konsumojë edhe ushqimet e caktuara. Ja cilat janë ato.
- Karotat. Përmbajnë 3.1 gr fibra për 100 gr dhe mund të shërbehen në formë pureje, pra të ziera.
- Finoku. Përmban 3.1 gr fibra per 100 gr finok. Nëse fëmija është i rritur mund të konsumohet edhe i gjallë.
- Brokoli dhe lulelakra. Përmbajnë 2.6-5 gr fibra 100 gr. Mund të bëhen pure.
- Spinaqi. Përmban 3.7 gr fibra per 100 gr dhe mund të konsumohet në formë kremi tek bebet.
- Fiku. Përmban 4.2 gr fibra për 100 gr nëse është i freskët. Kanë një efekt qetësues tek zorrët e fëmijës.
- Kumbullat. Përmbajnë më shumë fibra nëse janë të thata (7.1 gr për 100 gr). Mund të zihen dhe bëhen pure bashkë me lëngun e tyre.
- Dardhet. Përmbajnë 3.4 gr fibra për 100 gr dhe bashkë me kumbullat përbëjnë një laksativ shumë të mirë për shkak edhe të fruktozës që përmbajnë. Duhet të jenë të pjekura mirë.
- Mollët. Përmbajnë 2.2 gr fibra për 100 gr dhe në këtë rast këshillohet që pureja të bëhet me mollë të pjekur.
- Bananet. Përmbajnë 2.6 gr fibra për 100 gr dhe shërbejnë kundër konstipacionit vetëm nëse janë të pjekura mirë.
Gjithashtu një ndihmë do të ishte edhe kosi.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu