Sa duhet te jete temperatura e ambjentit ku qendron femija?

0 0

Temperatura e ambjentit është shumë e rëndësishme për fëmijën dhe sipas ekspertëve, gjatë dimrit ajo nuk duhet të jetë më e lartë se 20 gradë. Por si duhet të jetë ambjenti i shtëpisë për të qënë ideal për të porsalindurin?

Temperatura e duhur dhe gjithcka tjetër për një ambjent në kushte ideale brenda shtëpisë

  • Temperatura në shtëpi duhet të jetë gjithmonë konstante;
  • Temperatura ideale do të ishte 20 gradë, por në banjo mund të jetë edhe pak më e lartë, ndërsa në dhomën e gjumit jo më shumë se 18 grade
  • Dhoma ku fle fëmija duhet të jetë e ajrosur mirë dhe jo me ajër shumë të thatë;
  • Nëse në shtëpi përdorni kalorifer, vendosni një lagështues ajri;
  • Nëse shtëpia ka shumë lagështirë mund të instaloni një tharës ajri (janë aparatura të posaçme që mund t’i blini në dyqanet me elektroshtëpiake);
  • E ajrosni mirë shtëpinë. Idealja do të ishte 3 herë në ditë: në mëngjes, në mesditë, dhe në darkë para gjumit;
  • Nëse fëmija ka lindur para kohe temperatura mund të jetë disi më e lartë, përkatësisht rreth 22-24 gradë me lagështirë 50%. Temperatura e ujit të banjos duhet të jetë rreth 36-37 gradë.

Lexoni dhe: Perdorimi i kondicionerit ne prani te femijes, disa keshilla!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X