Eshte momenti i banjos se te porsalindurit!

0 0

Momenti i banjos mund të kthehet shumë shpejt në një nga momentet më të pëlqyera të fëmijës së vogël, dhe njëkohësisht edhe për ju duke qënë se mund të përbëjë rutinën e mbrëmjes, gjë që do ta bëjë gjumin e tij më cilësor.

Uji nuk është i mjaftueshëm për banjon

Uji nuk është në gjendje të largojë nga lëkura e fëmijës të gjitha papastërtitë e mbetura në zonën e bebelinës por edhe në pjesët e tjera të trupit. Duhet të dini se përdorimi i vazhdueshëm i ujit pa një detergjent delikat mund të thajë lëkurën e bebes, sidomos nëse ka përmbajtje të madhe klori. Do t’ju këshillonim që në këtë moment të zgjidhnit për të përdorur një shampo të posaçme për bebe, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorni shampo tjetër.

Larja e të porsalindurit

Rekomandohet që larja e plotë e të porsalindurit të bëhet rreth 3 herë në javë, për ta bërë këtë pastrim edhe më të shpeshtë me rritjen e tij. Edhe pse ju mund të mos i bëni banjo të plotë bebes tuaj çdo ditë, pastrimi i pjesëve të trupit si duart, fytyra dhe zona e bebelinës duhet të lahen shpesh. Zona e bebelinës duhet të shpëlahet gjithmonë me ujë në çdo ndërrim dhe të përdoret një sasi shumë e vogël shampoje nëse ai ka defekuar.

Çfarë duhet të keni parasysh!

  • Pastroni me ujë vetëm atë çfarë shihni. Evitoni futjen e ujit apo të sfungjerit pastrues në vesh apo hundë.
  • Të gjitha bebet janë të ndryshme dhe disa bebe mund të mos e pëlqejnë banjon pasi janë ushqyer. Për këtë arsye këshillohet që ky pastrim të kryhet para se fëmija të ushqehet.
  • Fëmija nuk duhet të qëndrojë për asnjë moment vetëm në vaskën plastike të banjos.

Lexoni edhe: Si te lajme te porsalindurin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X