Si te mbroni femijet nga mushkonjat

0 0

Gjatë stinës së verës fëmijët rrezikohen shumë nga pickimet e mushkonjave, për këtë arsye do të ishte mirë të mundoheshit t’i mbanit larg prej tyre.
Cilat janë mënyrat e duhura?
Mbroni fëmijët ndërsa jeni në park apo shëtitje
Mushkonjat mund të pickojnë fëmijën kryesisht gjatë natës, por edhe gjatë ditës ndërsa janë duke luajtur në park, kështu ju duhet të përpiqeni ta mbani lëkurën e fëmijës larg pluhurave dhe djersës, kjo pasi mushkonjat tërhiqen shumë nga aroma e trupit. Kështu ju mund t’i bëni fëmijës një dush para se të dilni në ajër të pastër. Mos përdorni kremra me aromë pasi edhe ato mund të tërheqin mushkonjat. Në vend të tyre mund të lyeni lëkurën e fëmijës me anën e një produkti të posaçëm kundër mushkonjave që mund ta gjeni në farmaci. Nëse fëmija është duke luajtur në oborrin e shtëpisë mund të përdorni llampat e posaçme që kapin mushkonjat.
Për një gjumë të qetë
Është e rëndësishme që mushkonjat të mbahen larg fëmijës jo vetëm pasi ato i pickojnë por edhe sepse i krijojnë bezdi. Sistemi më i mirë mbrojtës është vendosja e një produkti elektrik afër dritares ose të një rrjete shumë të hollë në mënyrë që të hyjë ajër por të pengohet futja e mushkonjave. Gjithashtu edhe vendosja pranë dritares së një bime mente, lule mullagë të errët, si edhe lule livando. Gjithashtu mund të vendosni edhe një vello sipër shtratit të fëmijës, por shumë të hollë. Nëse fëmijën e pickon mushkonja duhet të merrni një produkt për ta aplikuar në vendin e pickimit të posaçëm për moshën e fëmijës.

Lexoni dhe: Si te mbrojme femijet nga grerezat?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X