Si te mbrojme femijet nga grerezat?

0 0

Duke qënë se jemi në stinën e verës dhe fëmija kalon më tepër kohë në ambientet e hapura, rreziku që ai të pickohet nga grerëza apo bleta është tepër i lartë, por që sigurisht mund të mbahet nën kontroll duke ndjekur disa këshilla të caktuara. Ky duhet të jetë një prej qëllimeve tuaja gjatë verës duke qënë se shëndeti i fëmijëve është tepër i rëndësishëm.

Si duhet të mbrojmë fëmijët?

  • Për të mbajtur larg fëmijëve jo vetëm grerëzat por edhe djegiet e lëkurës duhet të mos i vishni atij veshje të gjera dhe të errëta por edhe veshjet me ngjyra të theksuara si e verdha apo portokallia. Këshillohet të përdoren më tepër ngjyrat e çelëta si e bardha si edhe materialet që e lejojnë lëkurën të ajrohet. Pambuku është më ideali.
  • Këshillohet gjithashtu të mos përdorni tek fëmija shampo dhe kremra mbrojtës me aroma të forta, më e mira do të ishte të përdornit ato pa aromë.
  • Një kujdes duhet të tregohet edhe me gjestet që fëmijët bëjnë gjatë lojës apo shëtitjes në ajër të pastër. Ata duhet të qëndrojnë larg bimëve me aromë të fortë dhe asnjëherë këmbëzbathur në bar.
  • Pijet dhe ushqimet gjatë një pikniku në natyrë nuk duhet të qëndrojnë të hapura, duke pasur kujdes që fëmija të mos pijë lëngje me sheqer direkt nga kanaçja pasi brenda saj mund të jetë futur në mënyrë të pakuptueshme një grerëz.
  • Gjatë një udhëtimi me makinë përpiquni që nëse keni kondicioner të përdorni atë dhe jo dritaret e hapura, ndërsa në shtëpi tek çdo dritare vendosni rrjeta. Kujdes edhe me koshat e mbeturinave, nëse nuk mbyllen mirë mund të tërheqin insektet.

Nëse pavarësisht të gjithë kujdesit një insekt i afrohet fëmijës duhet të ruani qetësinë. Ai nuk duhet të alarmohet por të largohet dalëngadalë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X