Lehonia, kur keni dale per here te pare shetitje me femijen tuaj?

0 2

Ka nisur para shumë vitesh si traditë, madje nuk dihet me saktësi koha reale, por një gjë është e sigurt, ende në ditët e sotme në shumë vende nëna e re duhet të qëndrojë brenda shtëpisë për 40 ditë. E nuk mungojnë as rastet më ekstreme të grave që sapo janë bërë nënë, të cilat këshillohen dhe shpesh edhe detyrohen nga familjaret të qëndrojnë në shtrat për 40 ditë, pra të mos dalin madje edhe nga dhoma e tyre!

Duke qënë kështu kemi menduar të zhvillojmë në “Koha të bisedojmë” një diskutim që ka në qendër të vëmendjes pikërisht periudhën pas lindjes, lehoninë dhe shëtitjet…

Kur kanë dalë nënat tona për të bërë shëtitjen e parë jashtë shtëpisë pas lindjes?

Disa nëna kanë dalë jashtë shtëpisë ende pa u bërë një javë nga lindja…

  • Ditën e 4 pas lindjes dola nga spitali dhe të nesërmen dola shëtitje edhe pse ishte muaji Nëntor dilja sa herë kisha mundësi.
  • Kam vazhduar rutinën e përditshme dhe duke dalë sigurisht, për mua këto janë besytni të kota që të parët tanë duke mos ditur nga mjekësia i shpiknin. Kam dalë pa u bërë ende 1 javë.
  • Mendoj se janë besytni të kota. Kam dale nga spitali ditën e 4 dhe pastaj kam dalë përditë me bebin shëtitje.
  • Të dielen dola nga spitali të hënën çova fëmijët në shkollë. Djalin e nxorra shëtitje 7 ditësh. Për mendimin tim janë gjëra pa kuptim që kanë ngelur kot në kulturën tonë dhe sidomos pjesa e daljes në darkë.
  • Që 1 javësh e kam nxjerrë djalin. Fëmija ka nevojë për ajër ashtu si edhe ne. Nuk ju besoj fare këtyre gjërave, të gjitha janë të shkruara nga zoti.
  • Nuk e kam ndjekur traditën por dola ende pa bërë 1 javë kur u ndieva unë mirë.
  • Që ditën që linda dola jashtë spitalit me vajzën dhe kur dola nga spitali shkova në një festë në drekë dhe në darkë dola për qejf me fëmijët. Ne si komb kemi shumë gjëra të ndaluara, madje më shumë se të lejuara, për të gjithë gjërat do themi kjo bën, apo kjo nuk bën të kryehet.
  • Kam vazhduar ditët normalisht…

Dhe normalisht duhet të vazhdohen, ky është një kusht i domosdoshëm për të luftuar edhe shfaqjen e depresionit pas lindjes. Por nuk mungojnë as nënat për të cilat këto besytni kanë njëfarë vlerë sado të vogël…

  • 6 ditëshe e kam nxjerrë vajzen por natën nuk kam dalë, ndoshta i besoj pak besytnitë për faktin që mendoj se lidhen me dobësinë dhe brishtësinë e një nënë lehonë, dhe kam përshtypjen se fjalët e plakava mos dil 40 ditë janë më tepër për natën dhe jo ditën. Ditën mund të dalësh sa herë të duash.
  • Unë si në kohën e parë nuk dilja dhe mbaja në kokë një shami të bardhë, por sot mendoj se asgjë nuk fitova duke vepruar ashtu…

E çfarë mund të fitosh nga mbyllja brenda në shtëpi? Nga çfarë e keqe duhet të mbrohesh? Do të ikë qumështi? Do të qajë fëmija? Do të marrin mësysh? E çfarë tjetër duhet të dëgjojë një nënë e re në vend që të shijojë fëmijën e saj, mëmësinë e saj, ndjesinë e të jetuarit me një rol të ri dhe fare të panjohur?

Asgjë të mirë nuk sjell. Qumështi i gjirit? E si mund të ikë ai nga një person tek tjetri? E dashur nënë, prodhimi i qumështit të gjirit është gjenetik, varet nga thithja e fëmijës, mënyra e të ushqyerit prandaj dil e madje ushqeje fëmijën në një park në qetësi të plotë, ndoshta proçesi do të jetë më efektiv.

Mësysh? Hiqni dorë nga këto marrëzira. Fëmija qan sepse ka dhimbje, ka uri, ju do pranë, e në fund të fundit ndoshta kërkon t’ju komunikojë diçka duke qënë se është e vetmja mënyrë që ai njeh për ta bërë.

E dini se çfarë ju shkakton qëndrimi brenda në shtëpi?

Akumulimin e stresit, ankthit, dëshirës për të qarë dhe më pas mos u çudisni kur të kuptoni se keni shenja të depresionit pas lindjes, por me siguri ata persona që do t’ju thonë të qëndroni në shtëpi do t’ju tregojnë se depresioni nuk ekziston, se gratë më parë nuk vuanin nga ky problem…

Por depresioni ekziston, gjithnjë ka ekzistuar, ndryshe nga tani ai nuk pranohej dhe nuk trajtohej!

 

Nga nenat pernenat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X