Një fëmijë i shenjës së ujorit: “Karakteristikat dhe defektet”

0 0

Cilat janë karakteristikat kryesore të fëmijëve të lindur në këtë shenjë? Si duhet një prind të sillet në rritjen dhe edukimin e një fëmije që është i shenjës së Ujorit?

Më poshtë ju tregojmë gjithçka duhet të dini rreth shenjës së 11-të të Zodiakut.

Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e Zodiacit. Të gjithë ata që kanë lindur ndërmjet 21 janarit dhe 19 shkurtit i përkasin kësaj shenje. Kjo shenjë pozicionohet midis Bricjapit dhe Peshqve dhe është një nga shenjat më tolerante. Kush është i lindur në shenjën e Ujorit është shpesh një person i ndershëm, altruist, gjithmonë i kujdesshëm për të respektuar tjetrin. Një person i sinqertë, kurrë nuk është hakmarrës, i fjalës dhe shumë idealist.

Por a janë të vërteta këto karakteristika edhe kur flasim për fëmijët?

Karakteristikat e fëmijës Ujor

Të dashur prindër, jini të përgatitur, sepse nëse keni të bëni me një fëmijë të shenjës së Ujorit do të jetë një aventurë e madhe dhe me të vërtetë me shumë emocione. Ata kanë një inteligjencë të fortë, reagojnë pozitivisht ndaj të gjitha impulseve, janë shumë aktivë, gjithnjë kuriozë të njohin dhe përjetojnë gjëra të reja. Atyre u pëlqen aventura por janë fëmijë me të cilët mund të arsyetosh dhe të flasësh që në një moshë shumë të hershme,

Fëmija Ujor-Cilësitë

Fëmija i lindur nën shenjën e Ujorit është shumë i pavarur, ka karakter që në vitet e para të jetës. Është i fortë dhe me një ndjenjë të fuqishme drejtësie. Ai nuk e ka problem të menaxhojë situatat, duke organizuar lojëra apo duke bashkëvepruar.

Fëmija Ujor-Defektet

Pavarësia, pjekuria, inteligjenca që dallon fëmijët e Ujorit, megjithatë, i bën edhe ata të pazakontë, pak rebelë dhe kjo mund të krijojë disa probleme për prindërit në fazën e rritjes. Ndonjëherë, nëse i imponoheni do të merrni thjesht një reagim të pakontrollueshëm. Natyrisht, Ujori ka nevojë që t’i vendosësh rregulla por ato duhet të propozohen në mënyrën e duhur, duke u shpjeguar avantazhet dhe duke folur për këto rregulla së bashku. Dialogu do ta bëjë Ujorin të kuptojë se nëna dhe babai kanë të drejtë.

Fëmija Ujor nuk do të bëhet miq me të gjithë moshatarët e tij, por vetëm me ata që kanë pak a shumë të njëjtin karakter dhe të njëjtat interesa. Ai është një fëmijë që luan shumë vetë, jo sepse është asocial, por sepse ka interesa të tjera. Ndonjëherë i padisiplinuar, Ujori ka gjithçka që duhet për të pasur sukses në jetë.

Adoleshenti Ujor

Me adoleshencën vështirësitë për prindërit e një fëmije të shenjës Ujori rriten. Kjo inteligjencë e shquar, ajo pavarësi e veçantë, ai moskonformitet, ai talent që ai kishte treguar si fëmijë u rrit bashkë me të. Ndërsa bashkëmoshatarët e tij janë të hutuar dhe ende sipërfaqësorë për shumë çështje, adoleshenti Ujor është tashmë duke projektuar të ardhmen, me ide mjaft të qarta.

Këshilla për një prind të adoleshentit Ujor

Ky fëmijë rebel, i cili dikur ishte 3 vjeç dhe i kundërvihej rregullave, tani po arrin 1.80 m, ecën me kokën lart duke ndjekur vetëm atë që ai ka në mendje. Ajo që mund të bëni është të mos harroni se është dialogu ai që do të funksionojë edhe kur fëmija të jetë 14,15 apo 18 vjeç.

Ujori, përputhja me shenjat e tjera

Prindi Dash – Fëmija Ujor: shumë ndryshe nga njëri-tjetri, këto dy shenja janë në gjendje, së bashku, të gjejnë ekuilibrin dhe të jenë të ngjashëm në disa pika.

Prindi Binjak – Fëmija Ujor: një lidhje e mirë midis këtyre dy shenjave, që të dyja janë shenjat e ajrit.

Prindi Peshorja – Fëmija Ujor: Peshorja dhe Ujori janë të dy shenja ajri dhe janë mirë së bashku.

Prindi Shigjetar – Fëmija Ujor: në marrëdhënien prind-fëmijë, si në atë midis miqve dhe vëllezërve, Shigjetari-Ujori do të shoqërohen më së miri.

Prindi Luan – Fëmija Ujor: midis Luanit dhe Ujorit ka një marrëdhënie të vështirë, nganjëherë armiqësore, por jo e pamundur.

Prindi Dem – Fëmija Ujor: Demi dhe Ujori udhëtojnë në drejtime të kundërta, kanë perspektiva të ndryshme dhe për këtë arsye marrëdhënia është shumë e vështirë.

Prindi Akrep – Fëmija Ujor: ata janë të dy të pazakontë, por Akrepi është shumë i pasionuar dhe Ujori shumë idealist dhe marrëdhënia është me të vërtetë e ndërlikuar.

Prindi Bricjap – Fëmija Ujor: Fqinjët në Zodiak, por shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. I pari është tradicionalist, i dyti jo konformist.

Prindi Gaforre – Fëmija Ujor: ata duan gjërat krejtësisht të ndryshme nga njëri-tjetri, por, për këtë arsye, ata shkojnë mirë.

Prindi Virgjëreshë – Fëmija Ujori: Privatësia e të dyve shpesh i udhëheq ata që të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

Prindi Peshk – Fëmija Ujor: dy idealistë, të dy kureshtarë. Nëse gjejnë ekuilibrin e duhur ata mund të shkojnë shumë mirë.

Prindi Ujor – Fëmija Ujor: nuk ka përshtatshmëri më të mirë se kjo. Kur dy Ujorë gjejnë veten, me të njëjtat interesa, me të njëjtën mënyrë të të menduarit, ata e kuptojnë njëri-tjetrin.

Ngjyra, guri me fat dhe kuriozitete të tjera për Ujorin

Elementi: Ajër

Ngjyra: Blu

Planeti: Urani dhe Saturn

Dita e javës: E shtunë

Numri i fatit: 7

Lule: Orkide

Guri i lindjes: Safir

Lexo edhe: Kush e ka fajin që fëmijët përdorin dhunë?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X