Nga molla tek luleshtrydhet, këto janë 7 ushqimet që mund t’i vendosni në fytyrë për kujdesin e lëkurës

0 0

Është e habitshme sesi nuk e kuptojmë se ushqimet që janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese janë të mira jo vetëm t’u ushqyer, por ato mund të jenë të mira edhe për lëkurën tonë.

Për më tepër kanë një kosto më efektive se produktet nga markat e mëdha, të lira nga çdo përbërës tjetër në dyqane që thuhet se janë natyrore.

Më poshtë ju tregojmë ushqimet që mund t’i vendosni në fytyrë për të pasur një lëkurë të shëndetshme.

1.Molla. Ky frut është i pasur me vitaminë C, vitaminë A dhe bakër, dhe duke i aplikuar këta ushqyes në fytyrë do e kuptoni se sa vlera ka. Ka një sërë vitaminash që luajnë role specifike këtu, por ajo që ju duhet të kuptoni është sesi molla siguron kujdesin për lëkurën tuaj sa i përket rigjenerimit, hidratimit, e gjithashtu mbron lëkurën dhe e ushqen atë. Mund ta përdorni për lëkurën e yndyrshme: 2 mollë të kuqe grijini dhe hidhini në një tas, shtoni 1 lugë të vogël gjizë pasi ajo thith yndyrën nga lëkura juaj, shtoni 1 lugë të vogël lëng limoni dhe përziejeni me mollën derisa të formoni një pastë. Aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

2. Luleshtrydhet. Përdoren edhe për të ruajtur bukurinë dhe për të luftuar papastërtitë të cilat e ulin fuqinë e lëkurës për t’u rigjeneruar. Merrni 3 luleshtrydhe, shtoni një lugë të vogël me mjaltë dhe aplikojeni në fytyrë të pastër. Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

3. Avokado është shumë e pasur me antioksidantë natyrorë, gjë që e bën shumë efektive si një produkt për kujdesin e lëkurës kundër plakjes. Është gjithashtu jashtëzakonisht i mirë për hidratim sepse është i pasur me Omega 3 dhe Omega 6 dhe vitaminat E, C dhe K. Kjo maskë do të bëjë që lëkura juaj të ndihet e butë dhe e hidratuar. Merrni tulin brenda gjysmës së një avokadoje të pjekur plotësisht. Copëtojeni dhe bëjeni si pastë në një tas. Shtoni 1 lugë lëng limoni dhe aplikojeni në fytyrë. Lëreni 15 minuta më pas shpëlajeni atë.Vaji i kokosit.
Vaj kokosit është i njohur për karakteristikat e tij antibakteriale, gjë që e bën atë shumë efektive në trajtimin e puçrrave në fytyrë. Vaj i kokosit është gjithashtu një nga përbërësit më të mirë natyrore për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave. Vaj i kokosit nuk mund të përdoret për të lëmuar lëkurën, por mund të përdoret si një pastrues dhe ruajtës i makeup-it, sepse nuk bllokon poret. Vaji i kokosit është gjithashtu efektiv për zbardhjen e dhëmbëve. Ai heq pllakëzat dhe bakteret që i zverdhin dhëmbët.

4.MjaltiMjalti është i mirënjohur për karakteristikat e tij anti-inflamatore dhe antibakteriale që e bëjnë shumë efektiv në parandalimin dhe luftën kundër rrudhave dhe akneve. Mjalti është pasur në antioksidantë dhe gjithashtu ka veti antiseptike dhe antibakteriale që e bën shumë të mirë për pastrimin e lëkurës dhe riparimin e qelizave të dëmtuara. Aplikojeni mjaltin në fytyrën tuaj, lëreni për 15-20 minuta më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Nëse nuk është i lëngshëm para se ta aplikoni ngroheni pak.

5. Kakao është një produkt fantastik për lëkurën. Antioksidantët e tij luftojnë me radikalet e lira duke parandaluar plakjen e lëkurës. Ky pluhur i bukur rinovon lëkurën, duke siguruar efekte të dobishme për lëkurën, sidomos riparimin e qelizave të lëkurës së vdekur. E bën këtë duke ndriçuar nervat e lëkurës, duke shkatërruar molekulat e dëmshme që jetojnë në fytyrën tuaj dhe duke lejuar që në lëkurë të qarkullojë më shumë oksigjen. Përzieni një lugë vaj kokosi, një lugë mjaltë dhe 1.5 lugë pluhur kakaoje.  Aplikojeni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe pastrohjeni atë me ujë të ngrohtë.

6.Çokollata e zezë, e cila është të paktën 70% e pasur me kakao, natyrisht ju bën të ndiheni mirë. Antioksidantët, vitaminat dhe mineralet e saj ju bëjnë të ndiheni mirë dhe për të rrisin hidratimin në lëkurën tuaj. Shkrini 2 copa çokollate të errët, shtoni një lugë mjaltë, 2 lugë bollgur, një lugë kos. Përziejini mirë dhe aplikojini në lëkurë. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas lajini me ujë të ngrohtë.

7. Limoni.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, limonat janë të pakrahasueshëm për lëkurë që shkëlqen. Është e lehtë për t’u përdorur: Vetëm shtrydhni disa pika lëng limoni dhe aplikojeni në lëkurën tuaj. Mbani në mend, që disa njerëz mund të kenë reaksion ndaj lëngut të limonit dhe para se ta aplikoni në fytyrë përdoreni në një vend tjetër dhe prisni 24 orë para se ta aplikoni në fytyrë. Është gjithashtu e rëndësishme të dini se vitamina C dhe drita e diellit nuk janë një kombinim i mirë dhe mund të çojnë në mungesë pigmenti. Pra mos e përdorni nëse do të dilni në diell.

Lexo edhe: Maska për fytyrën kundër rrudhave

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X