Nëse konsumoni shumë kripë jeni duke shkatërruar kockat tuaja

0 0

Shumë kripë në tryezë dërrmon kockat tona nga brenda, duke i mbushur ato me vrima. Një grup studiuesish australianë në Baker Heart dhe Instituti i Diabetes në Sydney, thonë se një dietë me shumë kripë, përveçse shkakton hypertension dhe sëmundje kardiovaskulare, mund të ketë të tjera efekte negative në shëndet.

Kockat me vrima

Për 12 javë, studiuesit analizuan efektet, përveç hipertensionit, të një diete të pasur me kripë tek minjtë: atyre u jepej 12 gramë kripë në ditë, shuma e konsumuar nga shumica e popullsisë. Në fund rezultoi që minjtë kishin sisteme imune aktive dhe një numër të tepërt të qelizave të bardha të gjakut të prodhuara nga qelizat burimore “rebele” në shpretkë. Hulumtuesit pastaj shqyrtuan kockat ku qelizat burimore qëndrojnë: për habinë e tyre ata gjetën plot vrima. Kjo ndodh pasi qelizat e sistemit imunitar rriten në numër, për shkak të ekspozimit ndaj niveleve të larta të kripës, e cila kishte gërryer indet e kockave.

Mendimi i ekspertëve

Autorët e hulumtimit thonë se “kockat nuk janë të forta. Ato përbëhen nga një skelet i qelizave kockore dhe qelizave burimore që kanë për detyrë prodhimin e qelizave të reja për gjakun. Kur qelizat imune fillojne te gërryejnë kockat, qelizat burimore përhapen lirisht. Pra, ato fillojnë prodhimin e shumë qelizave të bardha të gjakut, të cilat mund të bllokojnë enët e gjakut dhe të ngrenë presionin e gjakut”. Ky proces mund të shpjegojë pse një dietë me shumë kripë shkakton sulme në zemër.

A e dini se?

OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) rekomandon një konsum të përditshëm të kripës të barabartë me 5 gramë, që korrespondon me rreth 2 gramë natriumi në ditë.

Lexo edhe: 8 shenjat qe tregojne se femija ha me shume kripe se ç’duhet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X