Nena, ja pse nuk duhet t’i jepni femijes qumesht formule gjate diteve te para

0 0

“Jam nëna e një fëmijë të lindur para 10 ditësh dhe në spital vija re se fëmija im pinte rreth 15 gr dhe më pas e zinte gjumi, për t’u zgjuar pas 10 minutave dhe ndërkohë që nga gjoksi im nuk dilte aspak qumësht. Gjatë kësaj kohë e shtrydhja gjirin dhe nuk nxirrja më shumë se 15 gr sërish. Bebi filloi të binte shumë nga pesha dhe më rekomanduan të përdorja edhe qumështin e formulës”, shprehet një nënë e re.

Kur fëmija ka nevojë të thithë shpesh gjirin

Një bebe e shëndetshme dhe e lindur në termin e duhur në përgjithësi ka reflekse të mira thithje si edhe aftësi të mira për t’u rregulluar në lidhje me nevojat e tij për ushqyerje. Gjatë ditëve të para pas lindjes fëmija pi kulloshtër në sasi të vogla (gati sa një lugë e vogël) duke e rritur sasinë me kalimin e ditëve, sasi e cila do të rritet nga stimulimi që gjiri do të marrë nëpërmjet thithjes nga ana e fëmijës. Pra është shumë normale që fëmija të pijë pak dhe më pas të zgjohet sërish pas 10 minutave për të pirë, thithje e cila mund të zgjasë 30, 40, 60 minuta, sipas nevojës së fëmijës. Ju nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija është duke pirë shpesh, ju duhet të shqetësoheni nëse fëmija është e ka kapur mirë gjoksin si edhe nëse është duke thithur në mënyrën e duhur.

Nevojat për qumësht formule

Shpesh humbja e theksuar në peshë ndodh për shkak të limitimit të thithjes së gjirit nga ana e fëmijës, pra  jo sa herë do të pijë fëmija, ose si pasojë e një thithje jo të mirë të fëmijës. Nëna duhet të kërkojë ndihmë nga ana e mjekut për të kapërcyer këtë vështirësi. Shtesa e qumështit të formulës zakonisht bëhet për të furnizuar me qumësht fëmijën në rast se nuk pi mjaftueshëm. Nëna duhet të dijë se është e rëndësishme që fëmija të thithë çdo pikë të qumështit që del në mënyrë që të favorizohet prodhimi i sasisë të qumështit dhe në këtë mënyrë sasia e qumështit të jetë e mjaftueshme për nevojat e fëmijës, edhe në momentin që kulloshtra do të zëvendësohet nga qumështi i maturuar. Pra, është totalisht e panevojshme që gjatë ditëve të para fëmija të ushqehet me qumësht formule, kur në të vërtetë ai ka nevojë për një lugë të vogël kulloshtre.

Lexoni edhe: Mjeket ne spital kerkojne qumeshtin e formlues, a ndikon kjo ne gjidhenie?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X