Duke filluar nga muaji i 8 i jetës dieta ushqimore e fëmijës mund të bëhet edhe më e pasur. Në këtë periudhë fëmija mund të konsumojë 4 vakte në ditë, ku sigurisht qumështi do të jetë një ushqim i rëndësishëm për të.
Ja çfarë duhet të hajë një fëmijë gjatë ditës:
Mëngjesi- ora 07:00
Qumësht gjiri ose formule (tip 2) 250 ml.
Mëngjesi i vonë- 08:30-09:30
- Drithëra me qumësht.
Dreka- ora 12:00
- Makarona bebesh të gatuara në lëng perimesh ose mishi, rregulluar me 2 lugë pure perimesh;
- Pure patatesh;
- Makarona bebesh me të ziera me lëng mishi, i cili mund të jetë mish viçi, lepuri, qingji (për bebe), pule, gjel deti;
- Makarona bebesh të gatuara me lëng perimesh dhe të rregulluara me mish peshku (troftë ose salmon);
- Makarona bebesh të gatuara me lëng perimesh brenda së cilave mund të hidhni të verdhën e vezës;
- Peshk i freskët, në këtë rast merluc;
- Pure perimesh. Në këtë muaj fëmija duhet të ketë filluar pothuajse të gjitha perimet;
- Pasi fëmija të konsumojë supën mund t’i jepni pak pure frutash (për shembull mollë, banane, dardhë);
- Në çdo supë mund të përdorni djathë të posaçëm si edhe një lugë vaj ulliri.
Pasdite- ora 16:00
- Kos me fruta dhe ndonjë biskotë.
Darka- ora 19:00
- Oriz ose makarona të gatuara në lëng perimesh;
- Pure perimesh;
- Makarona të gatuara në lëng perimesh dhe gjizë;
- Pasi fëmija ka ngrënë mund t’i jepni sërish pure frutash.
Pas darke- ora 20:00
Qumësht gjiri ose formule 250 ml.
Oraret e vakteve duhet të përshtaten me nevojat e fëmijës. Kjo është një skemë, oraret e së cilës janë nxjerrë nga një mesatare e përgjithshme.
Lexoni edhe: Menu javore 8+ muajsh
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu