Te njihemi me zhvillimin e femijes 8-12 muajsh

0 0

Midis moshës 8 muajsh dhe 1 vjeç fëmija po “përgatitet” për dy ngjarje madhore të zhvillimit: ecjen dhe të folurit. Këta gurë themelore zakonisht fillojnë të vendosen rreth kohës së ditëlindjes së parë. Fëmijës i është rritur aftësia për të mbajtur sende të vogla dhe harxhon mjaft kohë duke marrë ose duke lëshuar lodrat, ose gjithçka që ka në dorë. Në këtë moshë fëmijët janë shumë të shoqërueshëm. Ata e gjejnë mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes si dhe për të fituar miratim dhe duartrokitje nga familjarët dhe miqtë. Aftësia për të imituar përmirësohet dhe i shërben dy qëllimeve: zgjerimit të marrëdhënieve sociale si edhe dhënies së ndihmës ndaj fëmijët në lidhje me të mësuarit e shumë aftësive dhe sjelljeve të reja.
Rritja dhe karakteristikat e rritjes
• Rritja në gjatësi është më e vogël sesa gjatë muajve të mëparshëm, mesatarisht 1,3 cm. Fëmija arrin afërsisht 1 herë e gjysëm gjatësinë e tij të lindjes deri në ditëlindjen e tij të parë.
• Pesha rritet afërsisht 0,5 kg në muaj. Pesha e lindjes afërsisht trefishohet kur ai bëhet 1 vjeç;
• Moti, kushtet e mjedisit/dhomës ku po rri fëmija, aktiviteti dhe veshja ende ndikojnë në ndryshimin e temperaturës;
• Fontanela fillon të mbyllet;
• Shpërthejnë afërsisht 4 dhëmbë të poshtëm, 4 të sipërm dhe 2 dhëmballë të poshtme;
• Vazhdon të përdorë muskujt e barkut për frymëmarrje.
Shqetësimet e prindërve
Shpesh prindërit nuk dinë nëse duhet të përdorin këpucë gjatë muajve të parë të jetës. Ju duhet të dini se çorapet ose papuçet janë më të mirat për bebin tuaj, por nuk ka asgjë të keqe që t’i vishni këpucë. Meqë këmbët e tij nuk janë gati për të ecur, edhe këpucët që përdoren tani nuk duhet të jenë për këtë që- llim. Ato duhet të jenë të lehta, prej lëkure ose cope dhe jo plastike, shualli duhet të jetë i butë dhe nëpërmjet tij të mund të prekësh shputën e këmbës së fëmijës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X