Mbroni shëndetin kardiovaskular të fëmijës suaj që në shtatzëni, ja se si të veprojmë

0 0

Fati i shëndetit të zemrës së foshnjave duket se përcaktohet që në shtatzëni: një mënyrë jetese jo e përshtatshme e nënës ndikon në shëndetin e ardhshëm kardiovaskular të fëmijës dhe prandaj është e rëndësishme që gratë shtatzëna të ndjekin dietën e duhur, të bëjnë lëvizje, të mos pinë duhan ose alkool. Ky përfundim është publikuar nga specialistët e Shoqërisë Italiane të Kardiologjisë, të cilët vënë në qendër të vëmendjes një formë të re parandalimi, hiper-primar ose primordial, që fillon që në ngjizjen e bebit.

Udhëzime të reja

Të ndenjurit ulur para moshës 18 vjeçare është i lidhur me një rrezik më të madh të sëmundjeve kardiovaskulare tek të rriturit, por edhe nga nënat që nuk i kushtojnë vëmendje dietës, lëvizjes dhe shëndetit gjatë shtatzënisë, mund të pengojnë mirëqenien kardiake të fëmijës së palindur. Ushtrimet janë metoda më e mirë për të mbrojtur zemrën e foshnjës, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekëve, që kërkojnë lëvizje të paktën 3 orë në ditë midis fëmijëve nga 3 deri në 5 vjeç dhe të paktën 60 minuta në ditë tek fëmijët nga 6 deri në 17 vjeç.

Qëllimi nuk arrihet gjithmonë

Për fat të keq, sipas vlerësimeve, vetëm 3% e fëmijëve dhe të rinjve arrijnë qëllimin e aktiviteteve fizike. Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm dhe në shumë raste është superior ndaj terapisë së medikamenteve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat janë shkaktuar kryesisht nga një mënyrë jetese ku qëndrohet ulur: 9% e vdekjeve të parakohshme i atribuohen pasivitetit fizik, një shifër e ngjashme me atë të pirjes së duhanit. Pra, ushtrimet fizike kanë një efekt shumë të mirë në zemër dhe nëse praktikoheni në mënyrë të rregullt, zvogëloni vdekshmërinë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare deri në 30%.

Faktorët e rrezikut si obeziteti, hipertensioni, rritja e yndyrës në gjak, mund të shfaqen gjithashtu në fëmijëri dhe adoleshencë, duke dëmtuar shëndetin kardiovaskular: për këtë arsye ushtrimet e rregullta në shtatzëni janë thelbësore për parandalimin e këtyre sëmindjeve.

Duhet të dini!

Parandalimi i sëmundjeve të zemrës gjithashtu nënkupton shmangien e kushteve që favorizojnë lindjen e parakohshshme, si dieta e parregullt, mosfunksionet e placentës, pirja e duhanit dhe substancat e drogës.

Lexo edhe: Zmadhimi i zemres tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X