Zmadhimi i zemrës tek fëmijët

0 0

Zmadhimi i zemrës tek fëmijët mund të jetë një gjendje për t’u alarmuar dhe është shumë më mirë nëse trajtohet sa më herët që është e mundur.

Kjo gjendje e njohur si “kardiomiegali” është në fakt një shenjë e një sëmundje të fshehur dhe jo një sëmundje në vetvete. Zmadhimi i zemrës tek foshnjat mund të jetë i përhershëm ose i përkohshëm, varet nga shkaku dhe natyra e situatës. Mënyra e duhur për t’u përballur me këtë situatë është ta zbuloni atë sa më herët që të jetë e mundur, duke kuptuar natyrën dhe ashpërsinë e gjendjes dhe duke bërë që fëmija juaj të trajtohet nga një specialist.

Cilat janë shkaqet e zmadhimit të zemrës tek foshnjat?

1.Hiperaktiviteti i bebes. Kur bebi bën shumë lëvizje dhe trupi është tepër aktiv, kjo bën që zemra të punojë më shpejt me kalimin e kohës, pasi trupi kërkon më shumë furnizim me oksigjen dhe gjak. Në disa raste, nëse fëmija juaj është jashtëzakonisht aktiv, atëherë kjo mund të çojë në raste të lehta të një zmadhimi zemre. Zakonisht ky shkaktar vihet re vetëm tek fëmijët më të rritur, por nuk përjashtohen edhe foshnjat.

2.Dëmtimi i lindur në zemër. Në disa raste, foshnja lind vetë me një defekt në zemër. Ka difekte të ndryshme të lindura të zemrës. Duke pasur një defekt të lindur të zemrës, nga ana tjetër, mund të jetë shkaku themelor i zmadhimit të zemrës.

3.Vrimë në zemër.Kjo është një gjendje që shkaktohet për shkak të një anomalie mes barkusheve dhe dhomëzave më të vogla të zemrës. Në disa raste një vrimë në zemër mund të jetë shkaktari I zmadhimit të saj.

4.Problemet në valvul.Në disa raste, valvulat në zemër nuk hapen ose mbyllen normalisht. Ose ndonjëherë, ka një rrjedhje në valvulat e zemrës. Të dyja këto kushte mund të shkaktojnë stres në zemër, gjë që mund të shkaktojë zmadhimin e saj.

5.Problemet në muskujt e zemrës. Ashtu si valvulat, nëse ka një anomali në muskujt e zemrës, mund të shkaktojë zmadhim zemre.

6.Medikamentet. Nëse nëna, gjatë shtatzënisë, konsumon ilaçe të forta ose drogë, atëherë kjo mund të ketë ndikuar edhe tek foshnja, duke shkaktuar kështu zmadhimin e zemrës.

7.Rrjedhje rreth zemrës. Perikardiumi është një membranë që mbyll zemrën. Ndonjëherë, qafa në këtë membranë mund të ketë rrjedhje të tepërt, e cila mund të çojë në zmadhim zemre.

Simptomat e zmadhimit të zemrës

Shenjat e zmadhimit të zemrës tek një foshnjë mund të përfshijnë gulçim, ritëm jonormal të zemrës ose një zhurmë të pazakonshme të zemrës dhe ënjtje. Në disa raste, lëkura e fëmijës mund të ketë një ngjyrë si në blu. Simptoma të tjera përfshijnë dhimbjen e gjoksit, zbehjen dhe parehati në pjesën e sipërme të trupit, nofullës dhe qafës. Nëse fëmija juaj duket se s’ka rehati ose ka dhimbje, sigurohuni që ta kontrolloni tek një mjek.

Si e diagnostikojnë mjekët zmadhimin e zemrës tek fëmija?

Një echocardiogram është një mundësi për të diagnostikuar rritjen e zemrës. Bëhet fjalë për një aparaturë me ultratinguj që mat trashësinë e muskujve, funksionin e pompimit dhe nganjëherë shkaqet e një zmadhimi të zemrës.

Një tjetër mënyrë për të diagnostikuar një zmadhim zemre është një provë fizike. Kjo, megjithatë, mund të kryhet vetëm nëse ka simptoma fizike si ënjtje dhe një ngjyrë si blu në lëkurë.

Një tjetër test është kateterizimi i zemrës, që kërkon për ndonjë bllokim që mund të jetë i pranishëm në arteriet koronare. Kateterizimi i zemrës mund të kontrollojë ndryshimet në madhësinë e zemrës, si dhe çdo anomali në funksionin e pompimit të zemrës.

Në raste jashtëzakonisht të rralla, mjekët mund të kryejnë një biopsi, ku kontrollohet një pjesë e vogël e indeve nga zemra.

Nga se varet mundësia e mbijetesës për foshnjat me zmadhim zemre?

Shkalla e mbijetesës së foshnjave me këtë problem varet shumë nga sa shpejt është diagnostikuar, ashpërsia e gjendjes dhe lloji i trajtimit.

Trajtimi i zmadhimit të zemrës

Trajtimi për një fëmijë me zemër të zmadhuar varet nga gjendja e tij. Këtu janë disa lloje të trajtimit:

-Kontrolli i presionit të gjakut mund të ndihmojë në lehtësimin e kësaj gjendje duke lehtësuar rrjedhën e gjakut.

-Në disa raste, mund të kryhet kirurgji për të trajtuar një zmadhim zemre, nëse shkaku themelor është një çështje që lidhet me valvulat.

-Mjekët në disa raste këshillojnë diuretikë (ilaçe për urinim). Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e çdo ënjtjeje. Diuretikët ndihmojnë në rritjen e sasisë së ujit që largohet nga organizmi, përmes urinës.

Për të parandaluar ndonjë situatë kërcënuese për jetën duhet të kujdeseni që në fillim të problemit. Sigurohuni që të konsultoheni me pediatrin ose mjekun e fëmijës suaj në shenjat e para të ndonjë anomalie. Mos u vini në panik. Si prind, ju duhet të shqetësoheni, por gjithmonë mos harroni se zbulimi i hershëm mund të funksionojë pozitivisht në favor të të voglit tuaj.  Sigurohuni që po mbani të rregullt dietën e fëmijës suaj, pasi kjo mund të ndikojë shumë në funksionin e zemrës. Shmangni ushqimet që janë të yndyrshme pasi kjo mund të pengojë më tej arteriet në zemër.

Lexo edhe: Vrima në zemër, një problem i shpeshtë tek fëmijët

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X