Lindja e induktuar: a mund të rrisë rrezikun e autizmit?

Sipas një studimi në SHBA, lindja e induktuar mund të ketë një efekt të rëndësishëm anësor: kjo pasi mund të rrisë rrezikun e autizmit tek fëmija.




0 0

Hulumtimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Miçiganit (Shtetet e Bashkuara) dhe ka zbuluar se gratë që bëjnë lindje me anë të ndërhyrjeve mjekësore (prerje artificiale dhe këputje të membranave) ose ndërhyrje farmakologjike (administrimi i prostaglandinës në xhel ose oksitocinës në mënyrë intravenoze) kanë një rrezik më të madh për të lindur fëmijë që vuajnë nga një çrregullim i spektrit autik.

Studim në mbi 600 mijë fëmijë

Studiuesit ekzaminuan rreth 600,000 fëmijë të lindur në Karolinën e Veriut: ata krahasuan të dhënat për lindjen e tyre me ato që lidhen me shkallën e autizmit. Ata zbuluan se kishte 1.3% të rasteve të autizmit tek meshkujt dhe 0.4% të rasteve në mesin e femrave. Midis tyre, numri i nënave të cilat kishin pasur lindje të induktuar ishte më i madh se tek nënat që kishin lindur natyrshëm. Meshkujt kishin një rrezik prej 35% më të madh të zhvillimit të autizmit.

Shkak apo rastësi?

Zbulimi i kësaj lidhje (të sugjeruar tashmë nga studimet e mëparshme) do të shërbejë si bazë për hulumtime të mëtejshme. Sidoqoftë, nuk duhet të shqetësoheni, sepse deri më tani nuk është provuar që lindja e induktuar është shkak i autizmit. Mund të jetë gjithashtu një rastësi e thjeshtë.

Ka shumë shkaqe pse lindja nuk zhvillohet normalisht

Mund të ndodhë sepse shtatzënia është në fund, por fëmija nuk jep shenja se dëshiron të lindë, ose sepse, pas shumë orësh nga këputja e membranave, kontraktimet nuk kanë filluar ende. Në raste të tjera, data e pritshme e lindjes së fëmijës ende nuk është tejkaluar, por mjekët besojnë se është e nevojshme të vazhdohet me lindjen e induktuar për disa arsye: placenta nuk funksionon me efikasitet, lëngu amniotik është i pakët, ose nëna vuan nga sëmundje që kërkon një përshpejtim të kohës

Manovrim për të mbrojtur nënat dhe foshnjat

Lindja e induktuar është thelbësore në situata të caktuara, për të shmangur rrezikimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës. Por është gjithashtu një manovrim që nuk vjen pa rrezik, jo vetëm menjëherë, por edhe në një afat të gjatë.

Lexo edhe: Mënyra si ha fëmija mund të tregojë shenja lidhur me autizmin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X