Studimi i fundit e sqaron njëherë e mirë: Nuk ka lidhje mes vaksinës së fruthit dhe autizmit

0 0

Një hulumtim i ri është bërë së fundmi në Danimarkë, ku janë studiuar mbi 657,461 fëmijëve të lindur në Danimarkë mes 1999 dhe 2010. Hulumtimi, i publikuar në gazetën e Mjekësisë së Brendshme në Kolegjin Amerikan të Mjekësisë, ka treguar se nuk ka asnjë lidhje midis autizmit dhe vaksinës trivalente për fruthin, shytat dhe rubeolën (të ashtuquajturat MMR).

Një konfirmim tjetër

Pas botimeve të shumta mbi këtë temë dhe pas polemikave mes mbështetësve dhe kundërshtarëve që nuk pranonin të dorëzoheshin në idenë e tyre, një tjetër studim amerikan i publikuar në revistën Jama, që përfshinte rreth 100 mijë fëmijë, ka konfirmuar së fundmi mungesën e lidhjeve mes vaksinës trivalente dhe autizmit. Studimi provoi se nuk ka asnjë marrëdhënie shkakësore, dhe kjo u konfirmua nga ekspertët e Grupit Lewin në Virxhinia.

Një studim i pothuajse 100 mijë fëmijëve

Studimi, u financua nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe nga qeveria e SHBA. Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, përfshinte 92.727 fëmijë. 2% e tyre kishin një vëlla ose motër më të madhe që vuante nga një çrregullim i spektrit të autizmit. Autorët i pyetën prindërit nëse i kishin vaksinuar fëmijët e tyre, kundër cilave sëmundje dhe kur i kishin vaksinuar.

Asnjë rrezik nuk u provua

Një analizë e rezultateve tregoi se 84% e fëmijëve që nuk kishin vëllezër dhe motra më të mëdhenj me autizëm ishin vaksinuar në moshën dy vjeçare dhe 92% në moshën 5-vjeçare, ndërsa në mesin e fëmijëve që kishin vëllezër ose motra me autizëm, përqindja e vaksinimit ishtë 73% deri në moshën dy vjeçare dhe 86% deri në pesë vjet. Në fund të studimit u bë e qartë se nuk ka asnjë arsye që autizmi të lidhet me këtë vaksinë trivalente.

Gjithë dyshimi filloi nga një kërkim jo i specializuar

Dyshimet filluan në vitin 1998, kur në revistën shkencore ndërkombëtare Lancet, u botua në anglisht libri i doktorit Andrew Wakefield. Ishte ai i pari që spekuloi, duke e verifikuar spekulimin e tij me një studim të 12 fëmijëve autikë. Ku sipas tij kishte një lidhje shkakësore midis vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës dhe autizmit. Ky kërkim alarmoi botën dhe ka ndezur gjithë këto vite shumë polemika për këtë temë, por që më vonë doli se nuk ishte një kërkim shumë profesional. Në fakt, autori i studimit, doktori anglez i cili nënshkroi botimin, e ka prodhuar këtë material në këmbim të një shume të madhe parash, nga dikush i cili kishte ngritur një padi kundër kundër kompanive farmaceutike. Për këtë arsye, teoria e tij u zhvlerësua pjesë-pjesë, gjatë viteve dhe u përjashtua si ide nga mjekët e tjerë, Por frika që ai krijoi për fat të keq ka mbetur edhe sot tek të gjithë prindërit.

Lexo edhe: 6 arsyet qe prinderit perdorin per te mos vaksinuar femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X