Ekspozimi i nënës ndaj pesticideve mund të rrisë rrezikun e autizmit tek fëmijët

0 0

Ekspozimi ndaj pesticideve ndërkohë që fëmija është në bark mund të rrisë rrezikun e diagnostikimit me autizëm, thotë një studim i ri.

Hulumtuesit zbuluan se fëmijët që ishin të ekspozuar para se të lindnin dhe gjatë vitit të parë të jetës kishin rreth 10% më shumë rrezik për zhvillimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit (ASD).

Ndërsa rreziku për t’u diagnostikuar me aftësi të kufizuara mendore apo probleme me aftësitë konceptuale, aftësitë sociale dhe aftësitë praktike – ishte deri në 50%.

Studimi u bë nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Kalifornisë, dhe shkencëtarët u kanë bërë thirrje qeverive që të zbatojnë ndryshime që do të reduktonin ekspozimin e gruas shtatzënë ndaj pesticideve deri në zero.

Studimet e mëparshme kanë lidhur ekspozimin e pesticideve me zhvillimin jonormal të trurit, por pak kanë studiuar se si ndikon në rrezikun e autizmit.

Fëmijët me autizëm zakonisht diagnostikohen me autizëm në moshën 2 vjeçare pasi shfaqin shenja të tilla si mungesa e kontaktit me sytë, nuk përgjigjen kur i thërrisni emrin apo kryen lëvizje të përsëritura.

Studimi u bë me fëmijë të lindur në mes të viteve 1998 dhe 2010 në Luginën Qendrore të Kalifornisë, një zonë bujqësore. Rreth 80% e fëmijëve ishin djem.

Duke përdorur të dhëna nga Regjistri i Përdorimit të Pesticideve të Shtetit, hulumtuesit analizuan ekspozimin që pacientët do të kishin para se të lindnin dhe gjatë foshnjërisë së tyre ndaj 11 pesticideve të zakonshme.

Një nga pesticidet e studiuara, glifostat, është përmendur kohët e fundit për shkak të lidhjes së mundshme me kancerin.

Ekipi zbuloi se foshnjat e ekspozuara ndaj pesticideve kishin një rrezik të lartë për t’u diagnostikuar me ASD – rreth 8% – në krahasim me ata që nuk ishin të ekspozuar.

Por ekspertët  vënë në pikëpyetje rezultatet e ekipit dhe thonë se përqindjet e fëmijëve të diagnostikuar duken shumë të larta.

‘ASD është kryesisht gjenetike siç tregohet nga studimet familjare e bëra”, tha Dr David Menassa, një studiues në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe.

‘Një përqindje e vogël e rasteve mund të ketë një etiologji mjedisore dhe kjo është ajo që ky do të tregojë.

Autorët thonë se nevojiten studime të mëtejshme, ndërsa profesorë të tjera të shquar thanë se pajtohen me autorët se kufizimi i ekspozimit të pesticideve gjatë shtatzënisë është i rëndësishëm.

Lexo edhe: Si te ndihmojme njerezit me autizem?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X