Si te ndihmojme njerezit me autizem?

0 0

Një nga gjërat më të vështira për njerëzit me autizëm është mënyra si shoqëria i gjykon, dhe kjo do të jetë një përvojë e vështirë edhe për prindërit e fëmijëve me këtë spektër. Gjatë gjithë jetës, mundohesh të përballosh shikimet e personave në restorant apo parkun ku fëmija shkon, dhe shpesh këto reagime lëndojnë tmerrësisht shumë! Ndonjëherë edhe fëmija e gjen veten në situata të vështira sociale, sidomos nëse veprimtarite që ndodhin përreth shoqërohen nga zhurma të fort ate cilat bezdisin veshin e femijes, nëse ai nuk merr në moment diçka që dëshiron, dhe perveç ketyre ai ndien vështirësi në përpunimin e emocioneve. Dhe nëse është kështu fëmija fillon të ketë një sjellje të vështirë, e cila menaxhohet me shumë kujdes nga prindërit edhe pse shpesh faktorët e jashtëm e bëjnë situatatën më tepër alarmante nga sa është!

Shoqëria duhet të jetë më tolerante!

Pra nëse ju jeni para një familje me një fëmijë autik, nuk duhet të komplikoni më tepër situatën nëse ai fillon të ketë një sjellje agresive. E largoni shikimin dhe të gjithë do t’ju jenë mirënjohës. Por shpesh kjo nuk ndodh dhe prindërit vazhdojnë të jetojnë me ndjenjën refuzuese, mësohen të jetojnë duke u gjykuar! Ajo për çfarë këta fëmijë kanë nevojë është t’i ndihmoni të përpunojnë informacionin që marrin duke ju dhënë mbi të gjitha kohë dhe durim, pra ju nuk duhet të mërziteni me të sepse nuk vepron në kohë apo mënyrën e duhur. Nuk keni pse zemëroheni nëse nuk ka ecuri të mirë në mësime, nëse për një moment nuk e vazhdon lojën në park por e mban topin ende në dorë… Rregullat sociale dhe lojërat për të mund të jenë të pakuptueshme!

Fëmija në ambientin social

Ai zakonisht preferon ambientet e qeta, ata gjithashtu nuk pëlqejnë ambientet e reja, nuk përshtaten me to natyrshëm ashtu si ne bëjmë, dhe jo rrallë mund të shikoni se si fëmija juaj autik do të ndihet mirë ndërsa është në plazh, sepse atje njerëzit sillen ndryshe, madje vrapojnë apo ecin ndryshe. Të gjithë janë disi më të qetë dhe të relaksuar, i japin hapësirë njëri-tjetrit dhe respektojnë kufijtë, janë më të hapur dhe më të shoqërueshëm. Edhe loja kolektive është disi më e pranueshme për fëmijën ndërsa sillet rrotull kovave dhe topit. E ndërsa brenda familjes ekzistojnë vështirësi të tilla, ju si shoqëri mund të silleni “indiferentë” duke mos e ngukur shikimin tek ata. Do t’ju ishin tepër mirënjohës!

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X