Kujdes nga diarreja e shkaktuar nga pishinat

Shkaku kryesor për kriptosporidiosis, ose kripto shkurt, është për shkak të gëlltitjes së ujit të kontaminuar në pishina ose në terrenet e lojërave të ujit, si dhe kontaktin me kafshët e infektuara ose personat e infektuar në mjediset e kujdesit për fëmijët.




0 0

Nëse ju dhe familja juaj do të kaloni ditët e pushimit në një pishinë publike këtë verë, sigurohuni që stafi i saj të mbajë pastërtinë në nivele të larta. Ka pasur një bum të një sëmundjeje që shkakton diarre që lidhet me pishinat, raporton Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Shkaku kryesor për kriptosporidiosis, ose kripto shkurt, është për shkak të gëlltitjes së ujit të kontaminuar në pishina ose në terrenet e lojërave të ujit, si dhe kontaktin me kafshët e infektuara ose personat e infektuar në mjediset e kujdesit për fëmijët. Ka pasur 444 shpërthime nga viti 2009 deri në vitin 2017, gjë që ka rezultuar në rreth 7,500 raste.

Pishinat dhe diarreja

Rastet më të mëdha, 35 për qind, ndodhën kur njerëzit gëlltitnin ujin në pishina të ndotura. Pesëmbëdhjetë për qind e rasteve vinin nga kontakti me kafshët e infektuara, dhe 13 për qind ishin nga qendrat për kujdesin e fëmijëve. Paraziti i kriptos shkakton një diarre që mund të jetë e pranishme deri në tre javë. Kjo ndikon në masë të madhe tek fëmijët e moshave 1 deri në 4 vjeç.

Një nga mënyrat më të mira për të parandaluar rritjen e numrit të rasteve të kriptos është mbajtja e fëmijëve me diarre larg pishinave ose të mos i çoni në çerdhe e kopshte. Përveç kësaj, njerëzit duhet të lajnë duart pas bashkëveprimit me kafshët.

Lajm i mirë është që shumica e njerëzve marrin veten nga kripto duke pirë mjaft lëngje për të parandaluar dehidratimin. Ata me sistem imunitar të dobësuar, siç janë foshnjat, mund të kenë nevojë për trajtim më të fortë. Mos hezitoni të kontaktoni pediatrin tuaj për ndonjë shqetësim.

Një tjetër rrezik është helmimi nga klori.

Lexo edhe: Helmimi i klorit, fëmijët përfundojnë nga pishina në urgjencë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X