Helmimi i klorit, fëmijët përfundojnë nga pishina në urgjencë

Disa femije kane qene ne nje hotel me pishine, por kane shfaqur shqetesime shendetesore dhe kane perfunduar ne urgjence per shkak te helmimit nga klori.




0 0

Pushimiet e një familjeje morë një kthesë të frikshme për keq, dhe kulmi arriti kur u drejtuan me urgjencë në spital. Nëna e tre fëmijëve, Kathy Hartman ka rrëfyer ngjarjen, duke shpjeguar se si helmimi i klorit ishte kërcënimi që ishte i fshehur në ujë e ajër.

Helmimi i klorit

Tre fëmijët e Hartman, mbesa dhe dy nipërit e saj po luanin në pishinë, kur të gjithë filluan në mënyrë të çuditshme të kolliteshin dhe të shfaqnin shenja të problemeve të frymëmarrjes. Pasi kaloi pak disa kohë dhe fëmijët ende kishin shqetësime, ajo vendosi të telefononte pediatrin. “Ai tha menjëherë: ky është helmim nga klori, duhet t’i çoni këta fëmijë menjëherë në urgjencë”, tregon Hartman.

Shtrirja e helmimit të shkaktuar nga klori varet nga sasia e klorit që një person është i ekspozuar, se si ekspozohet dhe kohëzgjatja e ekspozimit. Kur klori ka kontakt me sytë, fytin dhe mushkëritë, prodhohet një acid që mund të dëmtojë këto inde.

Më vonë, një punonjës i pishinës pohoi se rregullatorja e lagështisë së klorit të pishinës ishte thyer, por për shkak se hoteli ishte rezervuar, ata u shprehën se ishte e sigurt për të notuar, sipas raportit.

“Kjo ishte lëvizja e gabuar”, i thotë punonjësi i penduar nënës.

Pavarësisht pretendimeve të punëtorëve, një menaxher hotelin me pishinë ka mohuar akuzat, duke pretenduar se nivelet e klorit në zonë u pastruan nga një kompani lokale.

“Ju mendoni se jeni të sigurt në një mjedis pishinash që drejtohet nga një hotel, por qëndroni vigjilentë për shenjat paralajmëruese”, paralajmëron Hartman. “Helmimi i klorit është i vërtetë dhe është serioz”

Shenjat gjatë ose pas ekspozimit ndaj përqendrimeve të rrezikshme të klorit:

  • shikim i turbullt;
  • njegie, skuqje dhe njolla në lëkurë;
  • ndjesi djegie në hundë, në fyt dhe në sy;
  • kollitje;
  • shtrëngim i gjoksit;
  • vështirësi në frymëmarrje;
  • përzierje dhe të vjellja;
  • sy të përlotur.

Nëse mendoni se ju ose fëmija juaj mund të keni qenë të ekspozuar, hiqni rrobat, lani gjithë trupin me sapun dhe ujë dhe kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt që të jetë e mundur.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X