Kopshtaria mund t’ju rrisë jetëgjatësinë deri në 100 vjeç

0 0

Shumë nga 100-vjeçarët në të gjithë botën kanë një hobi të përbashkët: kopshtarinë. Por, a mund ta zgjasni jetën tuaj dhe të hiqni stresin duke ndjekur këtë hobi?

Dan Buettner ka studiuar pesë vende në të gjithë botën ku banorët janë të njohur për jetëgjatësinë e tyre: Okinawa në Japoni, Nicoya në Kosta Rika, Icaria në Greqi, Loma Linda në Kaliforni dhe Sardenja në Itali.

Njerëzit që jetojnë në këto të ashtuquajtura “zona blu” kanë disa faktorë të përbashkët – grupe shoqërore ku mbështesin njëri-tjetrin, zakonet e përditshme të stërvitjes dhe një dietë me bazë bimore. Por ata ndajnë një tjetër gjë të përbashkët që nuk pritej. Në secilën komunitet, njerëzit po kujdesen për kopshtarinë sidomos në pleqëri.

Mund t’ju ndihmojë gjelbërimi dhe kopshtaria të jetoni deri në 100 vjeç?

Përmirësimi i humorit

Është e ditur tashmë se një mënyrë jetese sa më pranë natyrës me aktivitet të moderuar fizik lidhet me një jetë më të gjatë dhe kopshtaria është një mënyrë më e lehtë për të pasur dhe natyrën dhe aktivitetin fizik pranë.

Kopshtarët  jetojnë më gjatë dhe janë më pak të stresuar. Një shumëllojshmëri studimesh e konfirmojnë këtë, duke treguar përfitimet e shëndetit fizik dhe mendor të kopshtarisë.

Okinawa në Japoni është një nga vendet ku jetojnë shumë njerëz që i kanë kaluar të 100-at.

Në studimin e fundit holandez, hulumtuesit u kërkuan pjesëmarrësve të përfundonin një detyrë stresuese, duke i ndarë në dy grupe. Njëri nga grupet lexoi në ambiente të mbyllura dhe  tjetri doli të punonte në kopështin jashtë për 30 minuta. Grupi që lexoi raportoi se gjendja e tyre “u përkeqësua më tej”, ndërkohë që ata që punuan në kopësht jo vetëm kishin nivele më të ulta të hormoneve të stresit më pas, por gjithashtu ndiheshin “plotësisht të rifreskuar” dhe me një humor të mirë.

Studiuesit australianë që studiojnë burrat dhe gratë në të 60-at kanë zbuluar se ata që punojnë rregullisht në kopshte kanë një rrezik 36% më të ulët për problemet mendore sesa moshatarët e tyre jo-kopshtarë.

Edhe studimet më të hershme tek të moshuarit që vuajnë nga probleme mendore apo Alzhaimer raportojnë se ka përfitime të mëdha nga mjedisi i kopshtit dhe terapia e hortikulturës. Për shembull, rrezet e diellit dhe ajri i freskët ndihmojnë pleqtë e shqetësuar të ndihen më të qetë, ndërsa ngjyrat dhe struktuta e bimëve dhe perimeve të ndryshme mund të përmirësojnë aftësinë vizuale dhe të prekshme të tyre.

Nuk ekziston një ilaç që të ndalojë plakjen, por siç sugjeron shkenca, kopshtaria përmirëson cilësinë e jetës sonë për aq kohë sa jetojmë.

Lëreni natyrën t’ju ushqejë

Jo vetëm për efektet shëndetësore që ka, por kopshtaria sjell edhe përfitime sociale e të gjitha këto bashkë rrisin jetëgjatësinë.

Studimet kanë treguar se njerëzit që punojnë si fermerë janë më të shëndetshëm ata që nuk janë fermerë.

Kopshtaria ndihmon me faktorë të tjerë thelbësorë që më pas rrisin jetëgjatësinë. Në Okinawa, thonë se kushdo që plaket i shëndetshëm ka nevojë për një “ikigai”, që do të thotë “një arsye për të jetuar”. Kështu kopshtaria ju jep një arsye për t’u ngritur çdo ditë.

Më pas njerëzit krijojnë kontakte me njëri-tjetrin pasi shesin prodhimet e tyre në një treg lokal, dhe kjo i bën këta njerëz të ndihen më të lidhur mes tyre.

Shëtitjet në natyrë mund të trajtojnë një sërë sëmundjesh, duke përfshirë zvogëlimin e presionit të gjakut dhe ankthit dhe përmirësojnë lumturinë e përgjithshme.

Ndjenja e lidhjes me njerëzit e tjerë është e rëndësishme, por po kështu është lidhja individuale me natyrën. Një studim i Universitetit të Harvardit tregoi se njerëzit që ishin të rrethuar me gjelbërim jetonin më gjatë, me një shans më të ulët të zhvillimit të kancerit ose sëmundjeve të frymëmarrjes.

Një komponent tjetër përse është e rëndësishme kopshtaria qëndron tek produktet që rriten aty dhe që më pas konsumohen nga ata që i rrisin. Sidomos konsumimi i “dietës mesdhetare” – e pasur me perime, fruta, drithëra, bishtajore, arra, peshk dhe vaj ulliri – ngadalëson procesin e plakjes.

Bujqësia siguron një jetë më të gjatë?

Nëse kopshtaria është e mirë, a është edhe më mirë bujqësia?

Disa dëshmi tregojnë se bujqësia është një nga profesionet më të shëndetshme. Një studim australian tregoi se fermerët kishin 1/3 më pak gjasa të vuanin nga një sëmundje kronike. Hulumtuesit nga Shtetet e Bashkuara krahasuan normat e vdekshmërisë midis fermerëve kundrejt normave për popullsinë e përgjithshme dhe gjetën se fermerët kishin më pak gjasa të vdisnin nga kanceri, sëmundjet e zemrës ose diabeti. Dhe studimet në Suedi dhe Francë kanë treguar gjithashtu se fermerët janë më të shëndetshëm se moshatarët e tyre jo fermerë.

Por edhe pse këto gjetje janë shumë inkurajuese, jo të gjitha bujqësitë në botë i ngjajnë modelit tradicional japonez por kanë një model me më pak teknologji. Bujqësia është një industri në pjesën më të madhe të botës perëndimore, dhe fermerët mund të përjetojnë kushte të vështira ose të rrezikshme të punës, si dhe fitime jo aq të mëdha.

Me gjithë këto studime në fund konkluzioni është i gjithi për një bilanc.

Ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, angazhimi mendor dhe lidhjet shoqërore duhen kombimuar. Nëse ju nuk keni një prej tyre, ju bini nga ekuilibri, dhe kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë.

Lexo edhe: Gjysherit dhe gjyshet qe kujdesen per niperit dhe mbesat jane me jetegjate

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X