Çfarë tregon ngjitja e shkallëve për shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj?

0 0

 

Vitin e kaluar unë u zotova të shkoja çdo ditë në zyrë duke zgjitur shkallët dhe jo me ashensor. Të njëjtën gjë bëja edhe në shtëpinë time të re që është në katin e tretë dhe ndihesha shumë më mirë dhe shumë më “e suksesshme” që ia dilja të ngjitesha përmes shkallëve.

Derisa pak kohë më pas mësova se aftësia ose jo për të ngjitur shkallët tregon shumë për shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.

Sipas një studimi të kryer me më shumë se 12,000 njerëz të cilët ishin diagnostikuar ose për të cilët mendohej se kishin sëmundje të arteries koronare, pjesëmarrësit që ecnin më gjatë në distancë, më shumë në kohëzgjatje dhe ngjisnin të njëjtin numër shkallësh për një kohë më të shkurtër, tregonin një gjendje më të mirë shëndetësore dhe do të jetonin më gjatë.

Sipas autorëve nëse mund të ecni shumë shpejt në tre kate pa u ndalur, ose ngjitni katër kate pa u ndalur, keni kapacitet të mirë funksional. Nëse jo, është një tregues i mirë që keni nevojë për më shumë stërvitje. “Përpiquni t’i bëni këto katër kate në më pak se një minutë”, – tha Dr. Peteiro.

“Përveç mbajtjes së peshës trupore, aktiviteti fizik ka efekte pozitive në presionin e gjakut dhe lipidet, zvogëlon inflamacionin dhe përmirëson reagimin imunitar të trupit ndaj tumoreve”.

Sa stërvitje është e mjaftueshme?

Sipas udhëzimeve të përditësuara kohët, duhet të synojmë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm në javë. Një ndër to mund të jetë edhe ngjitja e shkallëve.

Lexo edhe: Aktiviteti fizik zvogelon rrezikun e kancerit te gjirit, ja pse






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X