Si shkaktar i kolikave mendohet të jetë edhe alergjia ushqimore, për këtë arsye nëse nëna ushqen fëmijën e saj me gji mundohet të ndjekë një dietë të përcaktuar ushimore, nga e cila eleminohen ushqimet që mund të shkaktojnë shqetësime tek fëmija.
Kolikat dhe qumështi
Nga dieta e nënës që ushqen fëmijën e saj me gji duhet të largohet qumështi dhe derivatet e tij, gjithashtu edhe ushqimet e tjera të cilat mendohet se mund të jenë burim alergjie tek fëmija.
Cilat janë këto ushqime?
Veza, peshku, frutat e thata etj. Është vënë re se me largimin e këtyre ushqimeve nga dieta e nënës, disa fëmijë të marrë në studim kanë filluar të jetë më të qetë, duke qarë më pak se më parë.
Nëse fëmija ushqehet me biberon
Nëse fëmija ushqehet me qumësht formule nëna duhet të zgjedhë për ta ushqyer me një qumësht lehtësisht të tretshëm, me nivel jo të lartë laktoze, me proteina lehtësisht të absorbueshme, një sasi të vogël prebiotikësh si për shembull galakto-ligosakaridet dhe frukto-ligosaharidet (GOS dhe FOS), të pasur me yndyrna si acidi betapalmitik, substanca të pranishme edhe në qumështin e gjirit, të cilat favorizojnë prodhimin e njëjtë si tek fëmijët e ushqyer me qumësht gjiri të florës intestinale, gjë e cila i bën feçet më të buta si edhe favorizon defekimin. Ky lloj qumështi është i përshtatshëm edhe në rast se fëmija vuan nga konstipacioni.
Po në rast se fëmija është/dyshohet të jetë alergjik?
Nëna duhet të blejë për fëmijë një qumësht me formulë të posaçme, proteinat e të cilit janë të hidrolizuara, pra të ndara në pjesë të vogla në mënyrë që të humbin aftësinë e tyre për të shkaktuar alergji tek fëmija.
Artikuj te ngjashem:
https://www.pernenat.al/kura-per-kolikat-e-bebes/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu