Kolikat

0 1

Rreth 10% e te porsalindurve gjate muajve te pare vuajne nga kolikat. Ju do ta gjeni veten gati te pa shprese para nje situate te tille. Shkaqet pse krijohen ende nuk dihen por ka disa menyra per ti qetesuar disi. Keto dhimbje zhduken plotesisht pas muajit te 3 ose te 4 te jetes. Por jo per te gjitha te qarat e femijes jane shkaktare kolikat.
Disa keshilla per te qetesuar disi kolikat:
1-Masazhet
Nje bebe qe ka dhimbje barku ka nevoje per masazh. Kontakti i duarve tuaja me lekuren e tij ka efekt qetesues. Sipas studimeve pasi femijes i eshte bere masazh, ai do te qaje me pak dhe do te flere me i qete.
Si ta bejme masazhin:mjafton te zhvishni femijen dhe te masazhoni ne pjesen e kembeve, kraheve, shpines, gjoksit dhe fytyres.
2-Nderrojini pozicion
Nese te perkedhelni apo masazhoni femijen shtrire ne shpine nuk funksionin atehere provoni ta ktheni. E ktheni permbys dhe vendosni doren tuaj tek barku i tij ndersa koken mbeshteteni tek parakrahu juaj. Presioni qe do te ushtrohet mbi bark do te ndihmoje ne qetesimin e dhimbjeve.
3-Perdorni cucon
Te porsalindurit kane nje deshire te madhe per te thithur. Nese e shikoni se ate e qeteson cuco atehere vendosjani. Sipas disa studimeve vendosja e cucos ndihmon gjithashtu ne parandalimin e SIDS(vdekja e papritur ne djep).
4-Peshperitjet
Pershperitja klasike Shhhhh afer veshit te bebes shpesh mund ta qetesoje edhe nese ai vuan nga kolikat. Filloni ti pershperisni ngadale, embelsisht dhe me pas me volum pak me te larte. E ngreni zerin deri sa te jeni te sigurta se femija juaj ju degjon edhe mes te qarave.
5-Levizja
Femija eshte mesuar me levizje qe ne barkun tuaj. Ju mund ta imitoni duke e vendosur ate ne levizje derisa ta zere gjumi. Mund t’ju ndihmoje nje karrike lekundese ose ne rastet ekstreme mund ti beni nje shetitje me makine.
6-Perdorni marsupin
Shume nena preferojne ta mbajne femijen e tyre ne marsup, keshtu do ta kene gjithmone prane vetes se tyre. Kjo mund t’ju vije ne ndihme edhe ne rast se bebja vuan nga kolikat.
7-Gogesima
Sa here femija qan brenda futet ajer i cili e perkeqeson situaten. Prandaj ju duhet ta mbani ne krah, ne pozicion drejt me koken mbeshtetur tek supi juaj dhe ti bini lehte me dore mes shpatullave. Te njejten gje duhet te beni edhe pasi ka pire.
8-Zhurmat e bardha
Femijes i fal qetesi zhurma qe degjonte brenda barkut tuaj, prandaj ju mund ta krijoni vete ate lloj zhurme. Kete mund ta beni duke ndezur nje tharese flokesh, nje ventilator apo lavastoviljen. Gjithashtu nje aplikacion te tille mund ta gjeni edhe ne smartfonin tuaj te qujtur “white noise”.
9-Fashat
Per ju mund te mos jete nje pozicion i rehatshem, por per femijen tuaj gjithcka qe i kujton barkun tuaj eshte ok. Ju mund ta fusni brenda fashes dhe ta shterngoni aq sa te mos levize kembet dhe duart.
10-Pushoni pak
Te keni te beni me nje femije qe vetem qan eshte e lodhshme dhe frustruese, prandaj ne nje moment kerkoni ndihme per te mbledhur pak veten.Nese nuk keni dike prane t’ju vije ne ndihme atehere mund ta vendosni per disa minuta ne krevat edhe pse mund te jete duke qare.
11-Drejtojuni mjekut
Nese asnje metode e siperpermendur nuk do ta beje te qetesohet atehere ju mund ti drejtoheni mjekut i cili mund t’ju rekomandoje nje mjekim te posacem i cili mund t’ju vije ne ndihme. Ajo cka duhet te mbani mend eshte se nuk eshte faji juaj qe femija qan dhe se kjo situate nuk do te zgjate pergjithmone.

Lexoni edhe: Kolikat fiziologjike






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X