Kolikat fiziologjike

0 0

Gjatë javëve të para pas lindjes pjesë të ndryshme të trupit të bebes mund të shfaqin probleme të ndryshme. Një prej këtyre problemeve janë edhe kolikat fiziologjike, të cilat nuk ndodhin nga ndonjë shkaktar i vecantë, ndonjëherë mund të jetë thjesht vendosja e gabuar në gji që t’i shkaktojë ato.

Cilat janë simptomat e kolikave fiziologjike?

  • Fëmija duket vazhdimisht jo i qetë;
  • Ai qan shumë dhe kryesisht në mbrëmje, të qara që duket se nuk i qetëson asgjë;
  • Fëmija mund të duket i lumtur për një kohë të shkurtër dhe të flejë i qetë, për t’u zgjuar më pas duke qarë në mënyrë të papritur;
  • Nuk ka probleme me gazrat apo të defekuarin, por ndonjëherë mund të vjellë pak ushqim, megjithatë asnjëherë të gjithin;
  • Në momentin që e vendosni në shpatull për të gromësitur fillon të arkosë shpinën dhe të mërzitet;
  • Qan sapo e vendos në bark.

Si ta ndihmojmë fëmijën?

Nëse mendoni se bebi juaj vuan nga kolikat fiziologjike duhet të beni pak stretching.

Stretching në pjesën e sipërme të trupit

E shtrini fëmijën në shpinë dhe hapni krahët duke i bashkuar ato sërish para barkut. Më pas i hapni krahët sërish duke i bërë ato të kalojnë para fytyrës së fëmijës në formën e një përqafimi. Lëvizja tjetër duhet të çojë duart nga lart-poshtë dhe anasjelltas, pra nga koka drejt hijeve.

Stretching në pjesën e poshtme të trupit

E vendosni fëmijën në shpinë dhe mbani kyçet e  këmbëve me duart tuaja dhe i ngrini ato drejt barkut pa lëvizur supet. Më pas i leni këmbët të bien në gjendje të lirë drejt dyshekut të krevatit. Lëvizja tjetër duhet të përfshijë mbajtjen shtrirë të njërës këmbë dhe përthyerjen drejt supit të kundërt të këmbës tjetër. E përsërisni me gjymtyrën tjetër. Në fund mund të praktikohej edhe masazhi në zonën e barkut.

 

 

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X