Kilet e tepërta shkaktojnë 4% më shumë tumore në botë

0 0

Një raport i fundit i përgatitur nga epidemiologët në Londër dhe Boston është botuar në revistën mjekësore “A Cancer Journal for Clinicians”, dhe përfundimi është se kilet e tepërta rrisin rrezikun e kancerit në trupin e njeriut.

Një problem në rritje

Grupi i studimit analizoi një numër të madh të të dhënave, në nivel global dhe gjeografik. Në vitin 2016, rreth 40% e të rriturve dhe 18% e fëmijëve të moshës 5-19 vjeç kishin peshë të tepërt, të barabartë me pothuajse 2 miliardë të rritur dhe 340 milionë fëmijë në nivel global. Sipas vlerësimit në një vit mund të shkaktohen rreth 4 milionë vdekje për shkak të peshës së tepërt (të dhëna për vitin 2015). Për më tepër, sipas epidemiologëve, mbipesha ishte përgjegjëse për 544.300 raste të kancerit në një vit (të dhënat për 2012), ose 3.9% të të gjitha rasteve të kancerit në vit në botë, me dallime sipas rajoneve të ndryshme gjeografike: nga 1% e rasteve të kancerit në vendet e varfëra në 7-8% në vendet perëndimore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Obeziteti i lidhur me 13 lloje të kancerit

Studimi ka publikuar se për shkak të peshës së tepërt mund të shkaktohen 13 lloje të ndryshme të kancerit: kanceri i gjirit (pas menopauzës), zorrës së trashë, mitrës, ezofagut (adenokarcinoma), fshikëzës së tëmthit, veshkave, mëlçisë, vezoreve, pankreasit, stomakut dhe tiroideve, si dhe meningjoma dhe mieloma e shumëfishtë.

Shkaqet dhe mjekimet e mundshme

Ekspertët shpjegojnë se përgjegjësit për kilogramët shtesë janë ushqimet tipike të dietës perëndimore, siç janë ushqimet në Fast Food-e, të cilat kanë shumë kalori por pak lëndë ushqyese dhe rënia e aktivitetit fizik. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim të madh për këtë trend rritës dhe për këtë arsye ka hartuar një listë të ndërhyrjeve që duhen bërë: duhen eliminuar acidet yndyrore dhe të ndalohet përdorimi i tyre në ushqim; të zvogëlohet konsumi i sheqerit duke shmangur pijet e ëmbla; të nxitet konsumi i frutave dhe perimeve, të ecet sa më shumë në këmbë, të përmirësohet transporti publik dhe të  krijohen hapësira për të ecur.

Lexo edhe: Obeziteti dhe diabeti gjate shtatzenise mund te sjellin autizem tek femijet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X