Binjakët nënkuptojnë dyfish stres por edhe kënaqësi nëse do të gjeni mënyrën e duhur për të organizuar jetën me ta. Cilat janë këto mënyra?
Le t’i shohim së bashku.
Sapo keni sjellë në jetë binjakët tuaj? Mos u shqetësoni, do t’ja dilni për mrekulli! Gjatë muajve të parë do të jetë e vështirë, megjithatë më pas gjithcka do të stabilizohet dhe ju do të jeni më në gjendje të menaxhoni nevojat e tyre. Me rritjen do t’i shikoni të luajnë bashkë dhe nuk ka gjë më të bukur se kjo.
Ushqyerja me gji
Ju mund të ushqeni vetëm me gji edhe pse ata janë dy. Problemet që mund të hasni në fillim mund të jenë të njëjta me ato që mund të shfaqen tek të gjitha nënat që sapo kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre. Ju duhet të pini shumë lëngje si edhe të pushoni sa më shumë që të mundeni. Ushqyerja me gji mund të bëhet njëkohësisht ose në mënyrë të ndarë. Nëse fëmijët kanë uri në të njëjtën kohë do të kursesh pak kohë, në të kundërt do të mësohesh. Sasia e qumështit? Mos u shqetësoni, pasi edhe ë këtë rast prodhohet qumësht në varësi të kërkesës, pra nëse do të thithin dy fëmijë do të ketë stimulim për dy dhe prodhim për dy.
Lexo me shume:
Ushqyerja me gji e binjakeve
Kopështi/çerdhja
Më mirë të jenë bashkë apo jo? Kjo është një pyetje që jeten tek shumë prindër të fëmijëve binjakë. Ne ju këshillojmë që ata të shkojnë në të njëjtin kopësht, por klasa të ndryshme pasi në këtë mënyrë do të mësojnë të jenë më të pavarur nga njëri-tjetri, të bëjnë më shumë miqësi me fëmijët e tjerë. Megjithatë nëse mendoni se fëmijët tuaj do të pësojnë një traumë dhe e shikoni se ata ndihen më mirë pranë njëri-tjetrit, dhe prania e njërit nuk ndikon në pavarësinë e tjetrit mund t’i fusni edhe në të njëjtin grup.
Jeta në çift
Edhe në këtë rast, ashtu si edhe në rast se do të sillni në jetë një fëmijë të vetëm është shumë e rëndësishme të gjeni pak kohë për veten tuaj. Gjithashtu bashkëshorti juaj duhet t’ju ndihmojë në lidhje me rritjen e fëmijëve apo me punët e shtëpisë pasi në të kundërt do të ndiheni shumë shpejt e lodhur dhe e stresuar. Është shumë e rëndësishme që të shoqëroheni me çifte të tjera që kanë sjellë në jetë binjakë pasi mund të mësoni shumë prej tyre në lidhje me mënyrën e organizimit.
Lexo me shume:
Si mund te ndihmoje bashkeshorti pas lindjes se femijes?
Gabimet qe nuk duhet te beni ne cift pas lindjes se femijes
Kujdesi ndaj binjakëve
Binjakët kanë nevojë për dyfish kujdesje sepse janë dy që duhen larë, janë dy që duhen ndërruar, duhen ushqyer e me radhë. Duhet të dini se përkujdesja në të njëjtën kohë ndaj të dy fëmijëve është e pamundur, nuk funksionon kështu. Një fëmijë do të qajë pothuajse gjithmonë ndërsa është duke u ushqyer apo ndërruar tjetri. Në përgjithësi binjakët mësohet me kalimin e kohës të presin rradhën e tyre si edhe të jenë të pavaruar më parë se fëmijët e tjerë. Një këshillë tjetër që mund t’ju themi është që të mos stresoheni për fëmijën tjetër ndërsa jeni duke ndërruar apo ushqyer njërin prej tyre, për të le të kujdeset gjyshja ose babai. Përsa i përket shëtitjeve këshillohet ta bëni këtë me rradhe dhe jo me të dy njëkohësisht në mënyrë që ta shijoni të gjithë.
Lodrat
Duhet të blejmë më shumë lodra? Jo, absolutisht. Të gjithë fëmijët duhet të mësohen të ndajnë lodrat e tyre me vëllain ose motrën. Është shumë e rëndësishme që të vendosni rregulla të qarta, ata duhet të dinë cila lodër i takon njërit dhe cila tjetrit.
Zhvillimi gjuhësor
Binjakët e mi flasin më keq se bashkëmoshatarët e tyre, por me njëri-tjetrin merren vesh shumë mirë. Duhet të shqetësohem? Jo absolutisht! Në përgjithësi binjakët i mësojnë gjërat më ngadalë se fëmijët e tjerë, kjo sepse shpesh ata janë prematurë dhe duhet të rikuperojnë shumë. Gjithashtu familjet e fëmijëve binjakë kanë më pak kohë, dhe për pasojë ata flasin më pak se familjet që kanë vetëm një fëmijë në shtëpi. Ju mund ta stimuloni më shumë të folurin duke përdorur përrallat e ndryshme si edhe gjestet e trupit.
Marsupi
Përdorimi i marsupit do të ishte një shpëtim për ju, pasi mund ta vendosni një fëmijë në kurriz dhe një në bark dhe më pas të shkoni pa problem diku, branda një distance jo të gjatë.
Lexo me shume:
Cili eshte marsupi i duhur?
Gjumi
Ky është një prej problemeve më të mëdha të prindërve me binjakë. Nëse fëmijët tuaj mund të flejnë mirë edhe në praninë e tjetrit mund t’i vendosni të flejnë bashkë në të njëjtën kohë dhe dhomë, në të kundërt duhet t’i vendosni me rradhë, pasi mund të ndodhë që një prej fëmijëve të jetë i zhurmshëm dhe për pasojë të shqetësojë edhe tjetrin.
Lexo me shume rreth gjumit te femijeve:
Per nje gjume te qete gjate nates
Te mesojme femijen te fleje
Perse femijet nuk flejne?
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu