Perse femijet nuk flene

0 0

1- Është shumë i vogël
Shumë pak fëmijë të porsalindur arrijnë të flenë gjithë natën. Zakonisht ata kanë “zakon” që të flenë gjatë ditës dhe më pas natën të qëndrojnë zgjuar. Zakonisht ata fillojnë ta rregullojnë proçesin e gjumit rreth muajit të 9-të, kryesisht atë të natës, por edhe në këtë rast ata nuk mund të flenë më shumë se 5-6 orë pa ndërprerje.
2- Nuk di të flejë vet
Nëse një fëmijë mësohet të flejë gjithmonë duke u tundur në krevatin e tij, atëherë ai nuk do të jetë asnjëherë në gjendje të flejë vetë. Ai nëse do të zgjohet natën dhe nëse nuk do të ketë pranë prindërit do të fillojë të qajë dhe nuk do të flejë. Për këtë arsye ju duhet ta lini atë vetëm në dhomë para se atë ta zërë gjumi, në mënyrë që të mësojë të flejë pa ndihmën tuaj edhe nëse zgjohet gjatë natës.
3- Është shumë i lodhur
Zakonisht nëse fëmija është i lodhur do ta ketë më të vështirë të flejë. Ju duhet të keni parasysh se një fëmijë ka nevojë për 11-14 orë gjumë dhe nëse ai do të flejë më pak atëherë do të ndihet i lodhur.
4- Vuan nga ankthi i ndarjes
Nëse një fëmijë zgjohet natën dhe qan ka shumë mundësi të vuajë nga ankthi i ndarjes së nënës. Zakonisht kjo frikë shfaqet tek fëmija nga muaji i 8-të. Këshilla jonë është të përpiqeni ta bëni të flejë duke i folur qetë dhe me zë të ulët si edhe t’i bëni masazh në shpinë. Ju nuk duhet ta merrni në krah pasi do ta keni edhe më të vështirë ta bëni të flejë vetë. Një dritë e vogël dhome mund të jetë një zgjidhje e mirë pasi fëmija mund të ketë frikë nga errësira.
5- Nuk ka një rutinë gjumi
Nëse ju i bëni fëmijës gjithmonë të njëjtat gjëra para gjumit do ta ndihmoni të kuptojë kur është momenti për të fjetur. Pra, është shumë e rëndësishme që ju t’i krijoni fëmijës një rutinë. Për shembull t’i bëni banjë, t’i lexoni një përrallë, të fikni dritën dhe më pas të largoheni. Është mirë që të filloni me vendosjen e kësaj rutine nga muaji i 4-t.
6- E vonon momentin e gjumit
Disa fëmijë bëjnë gjithçka për të vonuar momentin e gjumit. Kërkojnë të pijnë përsëri ujë, kërkojnë të shkojnë në banjo, një përrallë tjetër etj. Por, ju nuk duhet të bini “pre” e këtyre historive të fëmijës. Kur vjen ora e gjumit nuk duhet të vonohet për asnjë arsye.
7- Nuk bën asnjë minutë gjumë gjatë ditës
Zakonisht nëse fëmija fle pak gjatë ditës do ta ketë të vështirë të flejë në darkë. Shumica e fëmijëve kanë nevojë për gjumin e ditës deri në moshën 5-vjeçare. E rëndësishme është që gjumi të bëhet larg orarit së gjumit të mbrëmjes.
8- Vuan nga apnea e gjumit
Shumë fëmijë nuk arrijnë ta bëjnë gjumin e qetë për shkak të apneas të gjumit. Apnea e gjumit është një çrregullim që konsiston në ndërprerjen e frymëmarrjes të fëmijës. Nëse rrugët e frymëmarrjes bllokohen fëmija do të gërhijë dhe do të bëjë një gjumë të shqetësuar. 1 në 100 fëmijë vuan nga apnea, kryesisht nga mosha 3-7 vjeçare. Nëse fëmija juaj ka këtë shqetësim ju duhet të flisni me mjekun pediatër.
9- Femija ka stres
Stresi mund të ndikojë edhe në gjumin e fëmijës. Nëse fëmija është shumë i shqetësuar duhet të mundoheni ta qetësoni. Mund t’i bëni një banjë të ngrohtë si edhe ta përqafoni dhe ta mbani pranë vetes. Më pas duhet të ndiqni rutinën e zakonshme.
10- Shikon ëndrra të këqija
Fëmijët ndonjëherë shikojnë ëndrra të këqija. Ju duhet të përpiqeni ta qetësoni fëmijën por jo ta merrni në krevatin tuaj. Nëse ëndërrat e këqija vazhdojnë për një kohë të gjatë ju duhet të flisni me pediatrin e fëmijës.
11- Fëmija është sonambul
Disa fëmijë janë sonambul. Ata mund të ecin, flasin, ulen në shtrat ose bëjnë diçka tjetër duke i mbajtur sytë hapur, por duke qënë në gjumë. Në këtë rast ju nuk duhet ta zgjoni pasi mund të trembet. Fëmija sonambul duhet të shoqërohet me mjaft qetësi në krevatin e tij. Kjo gjendje nuk mund të konsiderohet si një sëmundje dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për t’u kuruar, thjesht duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi fëmija mund të lëndohet dhe për këtë arsye duhet ta vëzhgoni deri në momentin që do të flejë përsëri.
12- Alergjia, astma, kolla apo dicka tjetër
Disa probleme shëndetësore mund të ndikojnë tek gjumi i fëmijës, për shembull hunda e zënë, kruatjet që vijnë si pasojë e dermatitit atopik (rrjebulla), kolla, kolikat, dhimbja e veshit, dalja e dhëmbëve. Nëse e shikoni se fëmija ka një shqetësim duhet të flisni me pediatrin.
13- Medikamentet
Disa medikamente që jepen për trajtimin e ftohjes, alergjive apo disa shqetësimeve të tjera shëndetësore mund të shkaktojnë probleme tek gjumi i fëmijës. Nëse e shikoni se një medikament i dhënë nga mjeku shkakton pagjumësi tek fëmija duhet të flisni me mjekun, në mënyrë që ai ta ndryshojë atë.
14- Nuk ka një objekt “ngushëllues”
Të pasurit e një objekti pranë shpesh mund ta ndihmojë fëmijën të flejë më me lehtësi. Ai mund të jetë një arush pellushi, një kukull, ose një biberon gënjeshtar (çuço).
15- Nuk fle në një ambient të përshtatshëm
Fëmija duhet të ketë një hapësirë të përshtatshme për të fjetur. Dhoma e fëmijës duhet të jetë errësirë (mund të ketë vetëm një dritë shumë të vogël) si edhe qetësi. Fëmija duhet të ketë veshur një palë pizhame të holla dhe të rehatshme. Në dhomën ku fle fëmija nuk duhet të ketë ndezur kompjuter, televizor apo celular. Të gjithë aparatet duhet të jenë fikur të paktën 1 orë para se fëmija të shtrihet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X