Burra, ja si mund ta ndihmoni bashkeshorten tuaj pas lindjes

0 0

Gruaja pas lindjes ka nevojë për ndihmë dhe këtë mund ta marri edhe nga bashkëshorti i saj i cili duhet të mundohet të jetë shumë i pranishëm në jetën e saj dhe të fëmijës. Duhet të theksojmë se disa nëna pas lindjes kanë nevojë për ndihmë fizike nga bashkëshorti i tyre dhe disa të tjera kanë nevojë për ndihmë emocionale, në mënyrë që ajo të përballojë dhe të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me jetën e re.

Ja një guidë që mund ta udhëzojë bashkëshortin në lidhje me ndihmën që mund të japi ai në familje pas ardhjes në jetë të fëmijës.
Çfarë mund të bëjë babai për fëmijën
– Mund të nxjerrë fëmijën për një shëtitje, kështu nëna mund të kalojë pak kohë e qetë;
– Mund të ushqejë fëmijën natën ose në mëngjes, nëse nëna nuk e ushqen me gji;
– Ta marrë fëmijën në krah në momentin që ai qan dhe nëna është e acaruar;
– Të kujdeset për fëmijën e madh ndërsa nëna kujdeset për të voglin, pasi pavarësisht se është më i madh edhe ai/ajo ka nevojë për përkujdesjen e prindërve;
– Të mësojë si t’i bëjë banjë fëmijës apo t’i ndërrojë bebelinën.
Çfarë babai mund të bëjë për nënën e re
– Të sigurohet se ajo edhe pse mund të mos ketë kohë, të hajë 3 vakte të shëndetshme gjatë ditës;
– Përpiquni t’i vendosni rrobat dhe sendet tuaja gjithmonë në vendin e tyre, dhe mbi të gjitha përpiquni ta kuptoni edhe atë si ndihet. Një grua që sapo ka lindur dhe qëndron gjithë ditën me një fëmijë në krah, të paktën i kurseni rrëmujën nëpër shtëpi!
– Sigurohuni që t’i ofroni mbështetjen e duhur në çdo moment duke biseduar dhe duke e pyetur gjithmonë si ndihet;
– I thoni se po bën një punë të mirë;
– I thoni se jeni krenar për të, i thoni se e doni dhe se është një nënë shumë e mirë;
– Mos i kërkoni të kryeni marrëdhënie seksuale nëse e shikoni se nuk është në humor. Edhe pse është diçka e rëndësishme për jetën në çift i jepni kohën e duhur që të ndihet gati;
– I çoni diçka për të pirë gjatë gjidhënies;
– E dëgjoni me vëmëndje, edhe sikur të tregojë gjithmonë të njëjtën gjë, për shembull eksperiencën e lindjes. Ju duhet të kuptoni që ka sjellë në jetë një qënie të re nga trupi i saj;
– I thoni se nuk ka rëndësi nëse shtëpia në një moment do të jetë rrëmujë dhe nëse keni mundësi e ndihmoni për të rregulluar disi rrëmujën;
– I bleni një dhuratë edhe pse mund të mos ketë një arsye konkrete;
– I sygjeroni të shkojë të rregullohet në parukeri duke i ofruar të mbani fëmijën. Në këtë mënyrë ajo do të ndihet më e freksët dhe e bukur;
– I thoni të shkojë për të blerë çka i nevojitet;
– I thoni të bëjë një banjë ndërsa fëmijën e mbani ju;
Ndonjëherë edhe pse mund t’ju duket sikur bashkëshortja juaj nuk po bën asgjë, duhet të dini se të qëndrosh vetëm në shtëpi me një fëmijë të vogël është diçka që kërkon shumë impenjim dhe mbi të gjitha e bën nënën të lodhet jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Ju duhet të dini se nëna ndonjëherë mund të mos ketë kohën e duhur edhe për të ngrënë diçka në mënyrën e duhur, pasi fëmija mund të jetë duke qarë apo duke kërkuar vëmendjen e saj në çdo moment.
Si mund ta ndihmojë babai nënën e re në shtëpi?
– E ndihmoni me pastrimin, sidomos gjatë javëve të para pas lindjes;
– Vendosni ndonjëherë lavatricen nëse shikoni se ka rroba të palara;
– Kujdesuni për miqtë që vijnë për vizitë gjatë orareve të papërshtatshme;
– Gatuani një vakt nëse mundeni;
– Paguani faturat, organizoni një festë familjare ;
– Mundohuni të kontrolloni gjithmonë nëse ka diçka për të bërë, dhe mundohuni të jepni një ndihmë sado të vogël.

Lexoni edhe: 7 frazat e nje bashkeshorti qe lumturojne nenen teksa ushqen femijen me gji






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X