Kur burri ndihmon ne punet e shtepise, marredhenia ne cift zgjat edhe me shume!

0 0

Të jesh një nënë e re është një rol që kërkon kohë dhe përkushtim, dhe mund të themi se momentet e para pas lindjes kërkojnë nevojën e dhënies së një ndihme nga dikush i familjes. Një prej tyre është partneri, i cili mund të bëhet mbështetja më e madhe e gruas. Disa nëna të reja shpesh ankohen se bashkëshorti i tyre nuk përfshihet aspak në çështjet e shtëpisë, dhe në të vërtetë diçka e tillë ka efekte negative për marrëdhëniet në çift.

Ndihma e partnerit dhe marrëdhënia në çift

Sipas disa studimeve të kryera, nëse bashkëshorti përfshihet në punët e familjes, marrëdhënia në çift do të ketë jetëgjatësi më të madhe. Në këtë aspekt duhet të theksojmë se gjatë viteve të fundit edhe burrat shqiptarë kanë filluar të jenë një figurë më aktive përsa i përket punëve të shtëpise apo përkujdesjes së fëmijës, krahasuar me vitet e mëparshme. Ata nuk e kanë më një problem të shkuarin në supermarket, të gatuarit e një vakti, të ushqyerit e fëmijës etj. Diçka e tillë nuk është vetëm një ndihmë personale për gruan, por edhe një përmirësim i jetës në përgjithësi, dhe asaj seksuale në veçanti.

Si mund të krijohet një harmoni në këtë çështje?

Shtëpia është çerdhja e dashurisë në të cilën ballafaqohen çdo ditë aspekti psikologjik dhe emocional i personave që jetojnë brenda saj. Bashkëpunimi në çift është një gjest dashurie që njëri nga partnerët bën në drejtim të tjetrit dhe në lidhje me këtë nuk ka limite, detyra të veçanta, por vetëm përgjegjësi reciproke. Të komunikuarit, dhe njëkohësisht edhe të negociuarit me njëri-tjetrin, është një prej faktorëve më kryesorë që do të çojnë në formimin e një marrëdhënie të ekuilibruar. Nëse të dy partnerët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët komunikimi të dy do të ndihen të lumtur, gjë e cila do të përfaqësohet në të gjitha aspektet e jetës. Nëse gruaja do të marrë një ndihmë nga burri do të ndihet jo vetëm e lumtur, por edhe më pak e lodhur dhe për pasojë do të ketë një dëshirë më të madhe për të qënë më aktive edhe në jetën seksuale.

Kur gruaja refuzon…

E dini se ka edhe gra që refuzojnë ndihmën e partnerit të tyre duke i konsideruar punët e shtëpisë si edhe rritjen e fëmijës si një detyrë ekskluzive e saj? Në këtë rast gruaja duhet të mësojë të ndajë punët me të, ta konsiderojë këtë si një punë në skuadër, pa u ankuar. Gjithçka do të marrë ngjyra pozitive në jetën tuaj familjare!

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X