Ushqyerja me gji e binjakeve

0 0

Po të mendojmë se rreth 1/100 shtatëzani janë binjake, atëherë është kuptueshme që problemi i ushqyerjes me gji merr përmasa të mëdha.
Ushqyerja e një fëmije të vetëm krijon vështirësi, sidomos tek një nënë e re dhe pa përvojë. Atëherë kur fëmijët janë dy, nëna në më të shumtën e rasteve mendon se nuk është e zonja që të ketë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer njëkohësisht të dy fëmijët.
Vërtet fëmijët janë dy, por thithin dyfish, kështu që stimulimi që i bëhet gjirit është i dyfishtë, kështu që edhe prodhimi i qumështit është dyfish.
Nuk ka arsye që të shqetësoheni. Një nënë që ushqen me gji binjakët mund të prodhojë edhe 2 lt qumësht në ditë, sasi kjo më se e mjaftueshme për të dy! Problemi kryesor në këtë rast, është koha që i kushton nëna ushqyerjes së fëmijëve.
Shpesh asaj i duhet të merret me ushqyerjen e fëmijëve edhe 10-12 orë në ditë. Por nëqoftëse nëna arrin që t`i ushqejë njëkohësisht binjakët, atëherë problemi kohë bëhet më pak i rëndësishëm.
Në fillim nëna përpiqet t`i ushqejë ata veç e veç, kjo për arsye se mund t’ i duket e vështirë që t`i ushqejë ata së bashku, sepse dëshiron që të ketë një kontakt të veçantë me secilin prej tyre, ose sepse shpesh herë nuk di se çfarë të bëjë ( është e hutuar ).
Kjo nuk përcaktohet vetëm nga vullneti i nënës, sepse siç kemi thënë edhe më parë, varet edhe nga dëshira e secilit nga binjakët. Oraret e binjakëve mund të jenë të ndryshme, pasi secili prej tyre është individ i veçantë.
Në fakt shumica e nënave e konsiderojnë një nismë “akrobatike” të ushqyerin e njëkohshëm së të dy binjakëve. Nëna parapëlqen të ushqejë njërin, ndërkaq që tjetrin e qetëson me biberon, ose e përkund në pritje për ta vënë në gji. Sidoqoftë, nuk është e pamundur që binjakët të ushqehen njëkohësisht, por edhe në këtë rast merr rol të veçantë pozicioni i vendosjes në gji të fëmijëve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X