Gjithnjë e më shumë gra po përjetojnë sulme në zemër. Ja arsyeja pse dhe si ta shmangni?

0 0

Përqindja e grave që përjetojnë sulme në zemër gjatë moshës 35 deri në 54 vjeç u rrit nga 21% në 31% gjatë dy dekadave të fundit dhe mjekët janë të shqetësuar për këto statistika.

Gjatë 40 viteve të fundit, mjekët kanë bërë zbulime në trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Në vitet 1960, nuk ishte e pazakontë që të rriturit të vdisnin ose të bëheshin të paaftë rëndë nga sulmet në zemër pasi mbushnin 50 apo 60 vjeç. Por edhe pse kjo sëmundje vret shumë njerëz në botë, jo gjithmonë është si një “dënim me vdekje” falë medikamenteve më të reja, teknikave të përmirësuara kirurgjikale dhe kuptimit më të mirë të sëmundjes.

Shoqëria si një e tërë, ka ecur në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Por një studim i ri tregon një trend shqetësues mes të rinjve dhe grave të reja, në veçanti. Kur studiuesit studiuan normat e shtrimit në spital për sulmet në zemër të grave, u zbulua se këto numra midis viteve 1995 dhe 2014 ishin rritur vazhdimisht në mesin e njerëzve të moshës 35 deri në 54 vjeç.

Këto zbulime nuk janë të parat që tregojnë se gratë e reja lihen  jashtë vëmendjes kur bëhet fjalë për përparime në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Shkencëtarët nuk mund të thonë me siguri se çfarë po e shkakton një rritje të sëmundjeve të zemrës tek gratë e reja, por ata kanë disa ide. Studimi i muajit të kaluar zbuloi se jo vetëm normat sulmeve në zemër u rritën mes të rinjve që nga viti 1995, por edhe normat e hipertensionit dhe diabetit ishin rritur gjithashtu. Gratë e reja në studim kishin më shumë gjasa të ishin të prekura sesa meshkujt, duke treguar se kjo sëmundje po godet shumë femrat.

Kjo lidhet veçanërisht me obezitetin, duke qenë se gratë kanë prirje të kenë norma më të larta të obezitetit, sesa meshkujt.

Një tjetër gjetje interesante ishte se, krahasuar me meshkujt në studim, gratë e reja kishin më pak gjasa që të ishin trajtuar më parë për probleme si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë ose goditjet. Kjo pasi udhëzimet e parandalimit mund të nënvlerësojnë rrezikun mes tyre.

Një sfidë tjetër është se gratë kanë tendencë të përjetojnë sulme të zemrës ndryshe nga burrat – kështu që as mjekët nuk e kuptojnë kur ndodh dhe trajtimi mund të mos bëhet në kohë.

Sulmet në zemër rrallë janë dramatike, sidomos për gratë. Gratë kanë më shumë gjasa të raportojnë dhimbje, vjellje, djersitje,  dhimbje koke ose marrje mendsh.

Kur gratë përjetojnë këto simptoma, realiteti i trishtuar është se shumë shpesh, mjekëve nuk u shkon mendja për sulme në zemër. Ata mendojnë se gratë më së shumti përjetojnë ankth, ose ndonjë refluks gastroesophageal ose ndonjë problem tjetër.

Megjithatë rreziku i përgjithshëm i sëmundjeve të zemrës për gratë e reja “mbetet mjaft i ulët” dhe se rritet ndjeshëm pas menopauses.

Gratë e reja mund të përmirësojnë stilin e tyre të jetesës dhe të zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës duke u marrë më shumë me aktivitet fizik, duke ngrënë një dietë më të shëndetshme dhe duke shmangur cigaren.

Gjithashtu mjekët duhet të shikojnë gratë e reja për simptomat e sëmundjeve të zemrës, në mënyrë që ato të mund të diagnostikohen dhe trajtohen para se problemet të përkeqësohen.

Lexo edhe: Problemet e zemres dhe shtatzenia, ja cilat jane rreziqet 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X