Problemet e zemrës dhe shtatzënia, ja cilat janë rreziqet

0 0

Shtatzënia e tensionon zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, por shumë gra që kanë probleme me zemrën lindin fëmijë të shëndetshëm. Në rast se i dini rreziqet mund të ndihmoni veten tuaj duke parandaluar ndërlikimet.

Nëse keni probleme me zemrën, do të keni nevojë për kujdes të veçantë gjatë shtatzënisë.

Si ndikon shtatzënia tek zemra?

Shtatzënia tensionon zemrën tuaj dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Gjatë shtatzënisë, vëllimi i gjakut rritet me 30 deri 50 për qind për të ushqyer fëmijën në bark, zemra juaj pompon më shumë gjak çdo minutë dhe rrahjet e zemrës rriten.

Lindja shton po ashtu ngarkesën e punës së zemrës suaj. Gjatë lindjes, veçanërisht kur shtyni – do të keni ndryshime të menjëhershme në rrjedhjen e gjakut dhe presionin e gjakut. Duhen disa javë pas lindjes që presioni në zemër të kthehet në nivelet që ishte para se të mbeteshit shtatzënë.

Cilat janë rreziqet?

Rreziqet varen nga natyra dhe ashpërsia e gjendjes tuaj të zemrës. Për shembull:

Çështjet e ritmit të zemrës. Anomalitë e vogla në ritmin e zemrës janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Ata nuk janë zakonisht shkak për shqetësim. Nëse keni nevojë për t’u trajtuar për një aritmi, do t’ju jepen ilaçe, njësoj siç do ju jepeshin po të mos ishit shtatzënë.

Problemet e valvulave të zemrës. Duke pasur një valvul artificiale të zemrës ose keqformime të zemrës ose valvulave mund të rrisni rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë. Nëse valvulat tuaja nuk funksionojnë siç duhet, mund të keni vështirësi në tolerimin e rritjes së qarkullimit të gjakut që ndodh gjatë shtatzënisë. Përveç kësaj, valvulat artificiale ose anormale mbartin një rrezik në rritje të një infeksioni potencialisht kërcënues për brendësinë e zemrës (endokardit) dhe valvulave të zemrës. Marrja e holluesve të gjakut gjithashtu mund ta rrezikojë fëmijën tuaj në zhvillim.

Problemet e muskujve që pompojnë në zemër. Ndërsa vëllimi i gjakut rritet, muskujt që pompojnë në zemër mund ta kenë më të vështirë punën e tyre. Në rast të një problemi të tillë të lindur, fëmija juaj ka një rrezik më të madh të zhvillimit të disa defekteve të zemrës. Ju gjithashtu mund të jeni në rrezik nga probleme të zemrës që ndodhin gjatë shtatzënisë dhe për lindje të parakohshme.

A shkaktojnë problemet e zemrës komplikime?

Disa probleme të zemrës, sidomos ngushtimi i valvulës mitrale ose valvulës aortale, mund të paraqesin rrezik për jetën për nënën ose foshnjën. Në varësi të rrethanave, disa kushte të zemrës kërkojnë trajtime të mëdha, të tilla si kirurgjia në zemër.

Shtatzënia nuk rekomandohet për gratë që kanë gjendje të rrallë kongjenitale si Sindromi Eisenmenger ose tension të lartë që ndikon në arteriet në mushkëri dhe në anën e djathtë të zemrës (hipertension pulmonar).

A ka mjekim për këtë?

Medikamentet që merrni gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë tek foshnja juaj. Shpesh përfitimet tejkalojnë rreziqet. Nëse keni nevojë për ilaçe për të kontrolluar gjendjen e zemrës tuaj, mjeku mund t’ju japë ilaçet e duhura në  dozën më të përshtatshme.

Merrni medikamentet saktësisht siç përshkruhet në to. Mos e ndaloni marrjen e ilaçeve ose mos ndryshoni vetë dozën që duhet të merrni.

Si duhet të përgatiteni për shtatzaninë?

Para se të përpiqeni të ngeleni shtatzënë, planifikoni një takim me kardiologun tuaj dhe me mjekuni cili do të trajtojë shtatzëninë tuaj.

Ekipi juaj mjekësor do të vlerësojë se sa mirë po e menaxhoni gjendjen e zemrës dhe të merrni trajtimin për të cilin mund të keni nevojë para se të mbeteni shtatzënë.

Disa ilaçe që përdoren për të trajtuar problemet  e zemrës nuk përdoren gjatë shtatzënisë. Në varësi të rrethanave, mjeku mund të rregullojë dozën ose të bëjë një zëvendësim dhe të shpjegojë rreziqet e përfshira.

Çfarë duhet të pres gjatë vizitave prenatale?

Pesha dhe presioni i gjakut tek ju ka gjasa të kontrollohen gjatë çdo vizite që do të bëni tek gjinekolohu dhe mund t’ju nevojiten teste të shpeshta të gjakut dhe urinës.

Sa shpesh do të shkoni tek kardiologu gjatë shtatzënisë do të varet nga gjendja e zemrës suaj.

Mjeku mund t’ju bëjë disa teste të caktuara për të vlerësuar funksionin tuaj të zemrës, duke përfshirë:

Ekokardiogramën. Është një lloj ekoje me ultratinguj që përdor valët e zërit për të prodhuar imazhet e zemrës suaj dhe strukturat brenda zemrës suaj.

Elektrokardiogramën. Ky test regjistron aktivitetin elektrik të zemrës suaj.

Si mund të sigurohem se fëmija im do të jetë në rregull?

Mjeku juaj do të monitorojë zhvillimin e fëmijës suaj gjatë gjithë shtatzanisë. Vizitat rutinore me ultratinguj mund të përdoren për të vëzhguar rritjen e foshnjës, dhe ultratingujt e specializuar mund të përdoren për të zbuluar anomalitë fetale të zemrës.

Si mund t’i parandaloj komplikimet?

Marrja e kujdesit të mirë për veten është mënyra më e mirë për t’u kujdesur për fëmijën tuaj. Për shembull:

  • Ndiqni vizitat tuaja prenatale.Vizitoni rregullisht mjekun tuaj gjatë gjithë shtatzënisë.
  • Merrni medikamentet siç ju është përshkruar. Mjeku do të përshkruajë ilaçet më të sigurta në dozën më të përshtatshme.
  • Bëni pushimin që ju nevojitet. Flini përditë dhe nëse mundeni shmangni aktivitetet e sforcuara fizike.
  • Monitoroni shtimin tuaj në peshë. Fitimi i sasisë së duhur të peshës mbështet rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj. Nëse shtoni shumë peshë po I shtonie dhe më shumë presion zemrës suaj.
  • Menaxhoni ankthin.
  • Shmangni pirjen e duhanit, alkoolin, kafeinën dhe drogën e paligjshme.

Cilat janë shenjat apo simptomat që duhet t’ia them mjekut?

Kontaktoni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë shenjë ose simptomë që ju shqetëson, veçanërisht:

  • Vështirësi në frymëmarrje;
  • Parregullsi të rrahjeve të zemrës, rrahje të shpeshta;
  • Dhimbje gjoksi;
  • Një kollë me gjak ose kollitje gjatë natës.

A do të jem në gjendje të ushqej me gji fëmijën tim?

Ushqyerja me gji këshillohet edhe për shumicën e grave që kanë probleme të zemrës, madje edhe ato që marrin medikamente. Thjesht diskutojeni këtë me mjekun tuaj.

Nëse keni një problem kongjenital të zemrës që rrit shumë rrezikun e endokardit, mjeku juaj ndoshta do të diskutojë rrezikun e mastitit gjatë dhënies së gjirit. Ky infeksion mjaft i zakonshëm mund të përbëjë një rrezik të veçantë në situatën tuaj. Pompimi dhe ushqimi me qumësht gjiri mund të rekomandohet në disa rrethana të tjera.

Lexo edhe: Monitorimi i presionit te gjakut pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X