Gratë vdesin nga sulmet në zemër pasi simptomat tek ato nuk janë njëlloj si tek meshkujt

0 0

Papritmas ata prekin gjoksin e tyre, bërtasin nga dhimbja dhe bien në tokë. Kjo është situata klasike që përjeton një burrë i cili preket nga një sulm në zemër.

Mirëpo nëse kishit menduar se të gjithë viktimat e sulmeve në zemër janë meshkujt e keni pasur gabim. Edhe gratë preken shumë nga sulmet në zemër por shenjat tek to janë më pak të dukshme.

Sipas Universitetit të Guelph seksizmi shfaqet edhe në kërkimet kardiovaskulare, pasi të shumta janë edhe gratë që vdesin nga një infarkt.

Edhe udhëzimet e trajtimit për sulmet në zemër bazohen në të dhënat e grumbulluara kryesisht nga burrat dhe si rezultat, gratë kanë më pak gjasa të marrin terapitë e duhura, ndërhyrjet dhe mundësitë e rehabilitimit.

Një nga komplikimet më të zakonshme kardiovaskulare është sëmundja ishemike e zemrës, e cila mund të çojë në sulme në zemër. Sulmet e zemrës ndodhin kur enët e gjakut që shërbejnë në zemër janë të bllokuara dhe në shumicën e rasteve kjo shkaktohet nga grumbullimi i pllakave yndyrore në arteriet koronare.

Megjithatë, më shumë se 50 për qind e grave me sëmundje ishemike të zemrës nuk i kanë të bllokuara arteriet koronare. Gjendja priret të shkaktohet tek femrat kur venat e të gjakut janë dëmtuar.

Gratë që pësojnë një sulm kardiak kanë shkallë më të lartë të vdekjes në krahasim me meshkujt.

Shumica e sulmeve në zemër nuk janë ngjarje të papritura dhe të dhimbshme që i bëjnë viktimat të bien direkt në tokë.

Dhimbja mund të jetë graduale dhe të ngatërrohet me dispepsi ose dhimbje të muskujve.

Megjithëse dhimbja e gjoksit është simptoma më e zakonshme për të dyja gjinitë: gratë kanë më shumë gjasa të mos paraqesin dhimbje ose kanë simptoma të pazakonta, duke përfshirë lodhjen, siklet në qafë, nofulla dhe në shpinë. Por ato nuk marrin vëmendjen urgjente mjekësore.

Simptomat e sulmit në zemër tek gratë:

  • Dhimbje gjoksi ose siklet – simptoma më e njohur e një sulmi në zemër edhe pse jo gjithmonë e pranishme
  • Dhimbjet në krahë, qafë, nofulla, stomak dhe në shpinë mund të jenë simptoma të një sulmi në zemër
  • Ju mund të përjetoni dhimbje në vetëm një ose të gjitha këto vende; për disa njerëz dhimbja është e rëndë, por për të tjerët thjesht shkakton siklet
  • Një ndjenjë e dhimbjes stomakut ose si një lloji refluksi- kjo shpesh shpërfillet me shpresën se do të kalojë
  • Ndjeheni të sëmura, të djersitura, me vështirësi në frymëmarrje ose keni nxehtësi në gjoks dhe siklet.
  • Një ndjenjë e përgjithshme e të qenit i sëmurë ose letargjik gjithashtu mund të jetë një tregues i një sulmi në zemër kur shoqërohet me dhimbje gjoksi ose siklet.

Shumica e studimeve zbulojnë se gratë që kanë sulme në zemër humbasin më shumë kohë sesa meshkujt para se të marrin kujdes mjekësor.

Fondacioni Heart and Stroke i Kanadasë zbuloi se gratë kishin më pak gjasa se meshkujt të bënin një elektrokardiogram – një provë për të zbuluar nëse mund të kenë sulme në zemër – brenda 10 minutash të rekomanduara pas mbërritjes në departamentin e urgjencës.

Më pak femra marrin rehabilitim kardiak

Gratë që kanë një sulm në zemër kanë më pak gjasa të marrin terapitë e rekomanduara. Ndërhyrjet si kateteri kardiak dhe kirurgjia bypass janë më pak të zakonshme tek ato.

Gjithashtu femrat kanë më pak gjasa të pranojnë receta, pavarësisht provave se vdekshmëria zvogëlohet kur ndiqen udhëzimet e drogës.

Trajtimi afatgjatë për pacientët me infarkt në zemër përfshin rehabilitimin kardiak. Këto shërbime nuk shfrytëzohen në përgjithësi, nga gratë në veçanti.

Gratë kanë më pak gjasa që t’u referohet rehabilitimi kardiak nga mjeku i tyre.

Edhe kur referohet, gratë kanë më pak gjasa që t’i përmbahen programit dhe më shumë gjasa të tërhiqen para përfundimit.

Seksizmi në kërkimet për zemrën

Udhëzimet e trajtimit bazohen në të dhënat e mbledhura kryesisht nga burrat. Një deklaratë e vitit 2016 nga Shoqata Amerikane e Zemrës vëren se nga trajtimet e rekomanduara të sulmit në zemër përfitojnë edhe gratë, por mungojnë të dhënat përfundimtare mbi dallimet e gjinisë në efikasitetin e trajtimit.

Lexo edhe: Pak çokollate me lajthi ne dite mbron zemren

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X