E përdorim fillin dentar për të pastruar dhëmbët, në të vërtetë ka shumë kimikate që shkaktojnë kancer

0 0

 

Ne të gjithë kemi dëgjuar për efektet pozitive të fillit dentar për higjienë dhe shëndet më të mirë oral. Deri tani kemi menduar se përveç larjes, pastrimi i dhëmbëve me të është një praktikë e shëndetshme. Por, rezulton se në fijet dentare gjenden disa kimikate që janë të rrezikshme për trupin tonë.

Është vënë re se njerëzit që kanë përdorur fill dentar rregullisht kanë pasur nivele më të larta të substancave perfuoroalkil (të njohura edhe si PFAS) në gjakun e tyre.

Kjo është shqetësuese, thonë studiuesit, pasi që të njëjtat përbërje kanë qenë të lidhura me probleme serioze shëndetësore si kanceri, çështjet e fertilitetit dhe shtimit në peshë.

Cfarë janë PFAS?

PFAS janë një klasë e zakonshme e kimikateve që mund të ndihmojnë në krijimin e substancave të ujit dhe të yndyrës. Për shkak të kësaj, ato janë të pranishme në shumë mallra të konsumit, si mbështjellësit e ushqimit të shpejtë, enë kuzhine, pëlhura të retardantëve të zjarrit, veshje rezistente ndaj ujit, etj. Njerëzit janë të ekspozuar ndaj PFAS përmes produkteve që përdorim dhe ushqimeve që hamë, si dhe përmes pluhurit shtëpiak dhe ujit të pijshëm të kontaminuar.

Pse duhet të shqetësohemi për PFAS?

Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se të rriturit me nivele më të larta të këtyre përbërjeve në gjakun e tyre janë në rrezik më të madh të kancerit të veshkave, kolesterolit të lartë, problemeve të pjellorisë dhe kolitit ulcerativ. Nivelet e larta të PFAS janë të lidhura me peshat më të ulëta të lindjes tek të sapolindurit dhe sëmundjet e tiroides, imunitetin e dobësuar, uljen e hormoneve të rritjes te fëmijët etj.

Vitin e kaluar, një studim i Universitetit të Harvardit zbuloi se gratë me nivele më të larta të PFAS kanë tendencë të kenë metabolizëm të ngadaltë dhe të fitojnë më shumë peshë sesa ato me nivele më të ulëta. Kjo nuk ishte e vërtetë për meshkujt.

A duhet të heqim dorë nga përdorimi i fillit dentar?

Këto studime nuk këshillojnë në mënyrë drastike të hiqni dorë prej tyre, pasi PFAS gjithsesi është e pranishme në shumë situata të jetës sonë të përditshme, por duke qenë të vetëdijshëm për rrezikun dhe përhapjen e gjerë, përpiquni të kufizoni ato që mundeni. Për shembull, ushqimet mbështillini me enë, jo me letra ose qese, hani shëndetshëm, mbani pastër ambientet ku qëndroni etj.

Lexo edhe: Menyra e duhur e larjes se dhembeve per rezultat perfekt






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X