Dietë e shëndetshme për te pasur mishra dhëmbësh të paacaruar

0 0

Mishrat e shëndetshëm të dhëmbëve nuk kanë gjakderdhje, as probleme që lidhen me përtypjen dhe ënjtje. Inflamacioni i tyre kurrë nuk duhet të nënvlerësohet, sepse nëse neglizhohet, kjo mund të çojë në sëmundje serioze. Përveç higjenës së mirë të gojës, për më tepër, një dietë e shëndetshme dhe e balancuar do të përmirësonte shanset për të pasur mishra të shëndetshëm.

Dietë e shëndetshme si një kurë

Për të konfirmuar këtë, është bërë një studim i udhëhequr nga Johan Wölber, i Qendrës për Mjekësi Stomatologjike në Universitetin e Freiburgut, Gjermani. Studimi krahasoi efektet për mishrat e shëndetshme të një diete të pasur me fruta dhe perime, omega 3 dhe konsum të reduktuar të karbohidrateve. Grupi  tjetër ka vazhduar të ndjekë një dietë “perëndimore”, e karakterizuar nga konsumi i lartë i sheqerit dhe yndyrave të ngopura dhe një preferencë të fortë për proteina shtazore. Përveç udhëzimeve të ushqimit, ekspertët u kërkuan të gjithë pjesëmarrësve të mos përdorin fill dentar.

Acarimi i mishrave reduktohet me 40%

Pas katër javësh, shkencëtarët krahasuan parametrat klinikë periodontale me ato të marra në fillim të studimit. Rezultati ishte shumë pozitiv për pacientët të cilët kishin ndjekur një dietë të shëndetshme: acarimi i mishrave, në fakt, u zvogëlua për 40%. Prandaj, përveç higjienës së mirë orale, dentistët, sipas autorit kryesor të studimit, duhet të rekomandojnë një ndryshim në zakonet e të ngrënit.

Ta dini

Zakonet ushqimore krijojnë mbrojtje imune të trupit edhe në nivelin oral.

Lexo edhe: Çfare duhet te hame qe te kemi mishra dhembesh te shendetshem

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X