Halitoza si ta kuptoni dhe nga se shkaktohet

0 0

 

Halitoza, ose era e keqe e frymëmarrjes, është një çrregullim që në disa situata mund të bëhet shumë e turpshme. Ndër shkaqet më të zakonshme janë problemet problemet e zgavrës së gojës: bakteret e pranishme në pjesën e brendshme dhe mbi gjuhë, dekompozimi i mbetjeve të ushqimit, që prodhojnë komponimet e paqëndrueshme squfurit, të cilat japin një erë intensive dhe të bezdisshme.

Faktorë të tjerë që lidhen me erën e keqe të gojës

Përveç atyre që lidhen me higjienën orale, shkaqe të tjera të erës së keqe të frymëmarrjes janë konsumimi i duhanit, kafes, alkoolit, hudhrës, qepës, ushqime të lartë me yndyrë, goja e thatë, sëmundje të gojës, agjërimi dhe furnizimi i dobët me kalori. Ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me disa sëmundje, duke përfshirë ato gastro-intestinale, infeksionet e fytit, rinitit dhe sinusit, gjendjen hormonale dhe metabolike.

Si të ndërhyhet?

Së pari, për një higjienë orale të përsosur ekspertët rekomandojnë t’i lani dhëmbët me kujdes tri herë në ditë, pas ngrënies për të paktën katër minuta dhe të përdorni mjetet për higjienë orale të tilla si fill dentar apo gargarë.

Çfarë duhet të shmanget?

Për një gojë pa erë të keqe do të ishte gjithashtu një ide e mirë të zvogëloni duhanpirjen, kafen, verën, djathin dhe sallamin dhe të shmangni qepën dhe hudhrën.

Si të kuptoni nëse frymëmarrja juaj mban erë të keqe?

Një metodë e shpejtë dhe e lehtë për t’u kuptuar, është të fryni në dorën tuaj të mbështjellë rreth gojës. Nëse e ndjeni aromën për pak sekonda, do të totë se mund të vuani nga halitoza. 

A e dini se?

50% e popullsisë vuan nga halitoza me një ndikim të fortë social dhe ekonomik. Njerëzit që vuajnë prej saj e humbin vetëbesimin dhe nga sikleti nuk mund të jenë me të tjerët.

Lexo edhe: Myku ne goje






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X