Dremitjet janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, por edhe për një gjumë të mirë gjatë natës.
Ja çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni për të favorizuar një dremitje të mirë të fëmijës.
• Lexoni sinjalet e fëmijës dhe veproni. Mos e mbilodhni fëmijën tuaj sepse ndryshe ai do të flejë më pak dhe jo qetë.
• Mos e zgjoni fëmijën nga gjumi. Edhe nëse e ka zënë gjumi në sexholino gjatë udhëtimit me makinë mos e lëvizni, por vendoseni të gjtihë pajisjen në një vend të sigurt në shtëpi dhe e lini të zgjohet vetë.
• Mos u shqetësoni nëse fëmija fle shumë, por as nëse fle më pak. Jo të gjithë fëmijët kanë një cikël të njëjtë gjumi.
• Mos e nënvlerësoni dremitjen e fëmijës. Ai duhet të flejë aq sa ka nevojë prandaj duhet të organizoheni që të mos ja prishni këtë rregull edhe nëse do t’ju duhet të shkoni diku.
• E ushqeni fëmijën dhe më pas e lini të qetësohet pak. Nëse ai do të mësohet të flejë duke pirë qumësht do ta bëjë gjumin më pak të rehatshëm.
• E mësoni fëmijën të flejë më gjatë ditën. Përpiquni të krijoni ambientin e përshtatshëm, orare të njëjta, pra një rutinë edhe gjatë ditës. I evitoni dremitjet e pasditeve të vona. Përdorni të njëjtin vend për dremitjet dhe gjumin e natës.
• Mos ju përgjigjni menjëherë të qarave të fëmijës. Ai mund ta bëjë këtë për disa sekonda dhe më pas të qetësohet.
• E vendosni fëmijën në shtrat në momentin që është zgjuar. Kështu ai do të mësohet të vetëqetësohet dhe për pasojë të flejë më mirë.
• Mos e vendosni fëmijën të flejë në vende jo të sigurta. Nëse është në shtratin tuaj vendosni jastëkë në tokë që edhe nëse bie të mos vritet.
Lexo edhe: Dremitjet e femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu