Femija nuk do te dremise? Ja cfare duhet te beni?

0 0

Gjumi nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë natës por edhe gjatë ditës në mënyrë që fëmija të ndihet i ekuilibruar dhe me energji. Dremitjet e ditës ndikojnë shumë pozitivisht gjithashtu edhe në të mësuarin e tij. Por ndonjëherë fëmijët nuk duan të flejnë gjatë ditës.

Ja cilat janë arsyet

Duke filluar nga muaji 3-4, dita e fëmijës fillon të marrë ritme më të rregullta dhe gjumi fillon të zhvillohet në 2-3 faza gjatë ditës, gjendje e cila varet nga mosha e tij.

  • Disa fëmijë refuzojnë të flenë pasi mendon se do të humbë diçka nga vetja. Është e rëndësishme t’i shpjegoni fëmijës se gjumi nuk do ta ndajë atë nga ju.
  • Do të ishte mirë që fëmija të flinte gjithmonë në të njëjtin vend që fle edhe gjatë natës në mënyrë që ai ta kuptojë kur vjen momenti i gjumit.
  • Edhe nëse fëmija nuk dëshiron të flejë, është e rëndësishme që të ketë një moment qetësie, pra që ai të shtrihet në shtrat dhe të qëndrojë atje pa bërë ndonjë aktivitet të veçantë. Ky do të jetë një moment qetësie edhe për ju.
  • Në momentin që fëmija nuk do të flejë nuk duhet të detyrohet.
  • Nëse fëmija fillon të qajë menjëherë pasi e vendosni në shtrat nuk duhet të shqetësoheni pasi momenti i qetësimit për gjumë mund të paraprihet
  • Nëse fëmija gjatë ditës apo natës zgjohet duke qarë mund të ndodhë për shkak të frikës së ndarjes nga nëna dhe në këtë rast nuk duhet ta merrni në krah por mund ta qetësoni duke e prekur lehtë në kurriz apo duke i folur me zë të ëmbël.
  • Disa gjendje shëndetësore si hunda e zënë, dermatiti, kolla, kolikat, dhimbja e veshit, dalja e dhëmbëve mund të prishin gjumin e fëmijës prandaj është e rëndësishme të kuptoni arsyet në mënyrë që të jeni në gjendje të lehtësoni simptomat.
  • Mos u irritoni. Qetësia juaj do të favorizojë gjumin e fëmijës dhe anasjelltas.

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X