Cfare ndodh kur shtatzania juaj i kalon 40 javet ?

0 0

Një shtatzani e plotë mund të variojë nga 38 deri në 40 javë, por çfarë ndodh nëse shtatzania juaj i kalon këto 40 javë?

Çfarë është lindja e vonuar?

Doktorët i referohen bebeve që kanë lindur pas javës së 40 me termin lindje e vonuar, në varësi të ditëve që kanë kaluar nga data e parashikuar. Bebet që lindin në periudha të ndryshme të shtatzanisë kategorizohen si më poshtë.

· Lindje e hershme: Nga java e 37 deri në javën e 38 e 6 ditë;
· Lindje në kohë: Nga java e 39 deri në javën 40 e 6 ditë;
· Lindje pak me vonese por ende në kohë: Nga java 41 deri në javën 41 e 6 ditë;
· Lindje e vonuar:  Nga java 42 e më tej.

Disa lindje në fakt hyjnë në afatet e një lindje të vonuar dhe sipas “American College of Gynecologist” 10% e të gjitha lindjeve ndodhin pas javës së 42-të. Por ka dhe shumë lindje që kategorizohen gabimisht si lindje të vonuara për shkak të llogaritjeve të gabuara të datës së lindjes, pasi doktorët janë në gjendje të japin vetëm një përcaktim të përafërt të datës së lindjes. Arsyet se përse ndodh kjo gjë variojne nga çrregullimet e ciklit deri në historikun e lindjeve të mëparshme.

Çfar ndodh pas javës së 40?

Nuk është e pazakontë për gratë që të përjetojnë shtatzani më të gjatë se 40 javë. Pas javës së 41 doktori juaj do t’ju kërkojë t’i nënshtroheni disa testeve të tjera, në mënyrë që të sigurohet se ju dhe bebi jeni të shëndetshëm. Në bazë të rezultateve të testeve që keni zhvilluar, ju ose do të shkoni në shtëpi dhe të prisni që shënjat e lindjes të fillojnë ose do të shqyrtoni alternativat e tjera si lindja e stimuluar. Lindja e stimuluar sugjerohet në rastet kur shtatzania e mëtejshme mund të dëmtojë shëndetin tuaj ose të bebit.

Por cilat janë disa nga rreziqet që mund të shkaktojë një lindje të vonuar?

Disa studime të kryera së fundmi kanë zbuluar se lindja e vonuar mund të shoqërohet me disa komplikacione dhe rreziqe që përfshijnë:

· Infeksionet e mundshme të nënës;
· Vështirësi dhe dhimbje më të mëdha gjatë lindjes së bebit;
· Humbje të lëngut amniotik.

Në të tilla raste doktori juaj mund të sugjerojë një lindje të stimuluar ose me operacion cezarian.

Lexoni dhe: Lindja natyrale dhe ajo me stimulim, ja cilat jane ndryshimet 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X