Një nënë nga Kolorado është tronditur pasi zbuloi se dy fëmijët e saj të adoptuar në kohë të ndyrshme nga njëri-tjetri, në të vërtetë ishin motër e vëlla.
Katie Page adoptoi djalin e saj Grayson, i cili tani është dy vjeç, në maj të vitit 2017 dhe një muaj më vonë, ajo zbuloi se një vajzë e quajtur Hannah, e cila tani është një vjeçe, kishte nevojë për një shtëpi, kështu që vendosi ta merrte edhe atë. Pasi kaloi disa kohë me të dy fëmijët, ajo vuri re disa ngjashmëri dhe lidhje të forta mes tyre.
“Ata të dy kanë një gropë në mjekër, dhe karakteristika tjetër është ajo që vetëm një nënë mund ta shohë sepse gjendet në vend intim”, – tregon nëna adoptive.
Por të gjithë mendonin se intuita e saj ishte pa baza të vërteta, sepse edhe në shtëpinë e fëmijës ku ajo i mori vogëlushët mendohej se fëmijët nuk kishin të njëjtët prindër biologjikë.
Askush nuki dha të drejtë asaj, deri në momentin që u bënë të gjitha konfirmimet e nevojshme. Pas kryerjes së testit të ADN-së u konfirmua se vogëlushët ishin motër e vëlla gjaku.
Për nënën adoptive kjo është një gjë e mrekullueshme.
Lexo edhe: Lind femijen per ta dhuruar per biresim, nena ndryshon mendje pasi e sjell ne jete
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu