Lind fëmijën për ta dhuruar për birësim, nëna ndryshon mendje pasi e sjell në jetë

0 0

 

Një grua nga Trevizo kurrë nuk kishte dëshiruar të lindte fëmijë dhe që kur mësoi se ishte shtatzanë, vendosi ta jepte për birësim. Pavarësisht nga dëshira për të mos e patur atë fëmijë, gruaja kishte vendosur të përfundonte shtatzëninë dhe pastaj ta dhuronte fëmijën. Aborti nuk ishte marrë në konsideratë kurrë nga gruaja, e cila kishte zgjedhur ta sillte atë në botë pa e njohur, duke e dhënë për adoptim tek një familje tjetër. Qëllimi i zonjës ishte që të lërë fëmijën në spital menjëherë pas lindjes, duke ia besuar kujdesit të personelit mjekësor që do të kujdesej për rrugën e adoptimit. Por diçka shkoi ndryshe.

Gruaja, pas lindjes vendosi të mos e shihte djalin e saj. Zonja ishte akoma e gatshme ta braktiste për adoptim, pavarësisht se e kishte lindur atë. Gruaja u largua nga spitali, duke u kthyer në shtëpi pa foshnjën. Pas tre ditësh, gruaja ka ndryshuar mendje: në të vërtetë, ajo ka menduar për një kohë të gjatë dhe ka vendosur të kthehet për të rimarrë fëmijën e saj. Gruaja u kthye në spital dhe i tha stafit mjekësor se ajo kishte ndryshuar mendjen dhe e mori fëmijën me vete në shtëpi.

Ligji jep 10 ditë pas lindjes së fëmijës prindërve që duan të japin fëmijën e tyre për birësim. Prindërit mund të ndryshojnë mendje gjatë kësaj kohe.

Në situata të tilla, anonimiteti i nënës është i garantuar. Dhe i porsalinduri qëndron në spital derisa një familje tjetër të marrë miratimin për adoptim. Por mund të ndodhë që nëna të ndryshojë qëndrim pasi të ketë jetuar një moment aq intensiv sa ai i lindjes.

Lexo edhe: Mberrin ne spital femija i braktisur, policja e ushqen me gji






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X