Autizmi mund të trajtohet një ditë me pilulat probiotike, del studimi i fundit

0 0

Minjtë që ushqeheshin me feçe nga fëmijët me autizëm kanë zhvilluar shenja të këtij çrregullimi, thonë shkencëtarët.

Brejtësit që kanë konsumuar këto fekale nuk shoqëroheshin dhe kishin më shumë gjasa të zhvillonin sjellje të përsëritura.

Hulumtuesit thonë se kërkimet e tyre nuk provuan që bakteret në zorrë shkaktuan çrregullimet e spektrit të autizmit (ASD).

Megjithatë, ata besojnë se gjetjet mund të çojnë në trajtime të reja për këtë çrregullim, të tilla si me ilaçet probiotike.

Studimi megjithatë thotë se bakteret e zorrëve mund të luajnë një rol në shkaktimin e çrregullimit të spektrit.

“Kjo hap mundësinë që ASD … mund të trajtohet përmes terapive të njëjta me ato që trajtojnë zorrët” tha studiuesi kryesor, Dr Sarkis Mazmanian.

Dr. Mazmanian, nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltech), sugjeroi se kjo mund të ndihmojë edhe për probleme të tjera neurologjike.

Hulumtuesit u dhanë minjve në laborator feçe nga fëmijët me autizëm për të kuptuar këtë teori më mirë.

Ndërsa bakteret e zorrëve – të njohura si mikrobiomi – shkaktuan simptoma autistike kur vinin nga një fëmijë autik, ato nuk kishin asnjë efekt tek minjtë kur vinin nga një fëmijë i shëndetshëm.

“Megjithatë ka shumë faktorë që e bëjnë autizmin më të komplikuar tek njerëzit sesa tek minjtë”, tha Dr Mazmanian.

Studiuesit thonë se simptomat e autizmit mund të përmirësohen një ditë përmes ilaçeve probiotikë,

Një në 60 fëmijë mendohet të ketë ASD, një gjendje që mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të komunikuar, kuptuar gjërat dhe për të kontrolluar emocionet e tyre.

Konsiderohet si një aftësi e kufizuar, edhe pse ndonjëherë ata që preken mund të vazhdojnë një jetë thuajse normale.

Shkaku i çrregullimit mendor nuk kuptohet mirë dhe, si i tillë, nuk ka asnjë mënyrë për t’u kuruar prej tij.

Hulumtimi i ekipit u botua në revistën Cell.

Lexo edhe: Vitaminat ne fillim te shtatzenise ulin rrezikun e autizmit tek femijet e predispozuar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X