A mund të ngelem shtatzënë nga ejakulimi i hershëm?

0 0

Nëse shpresoni të shmangni shtatzëninë e padëshiruar duke përdorur mënyrën e tërheqjes (mënyra tradicionale ku mashkulli tërheq penisin nga vagina para se të ejakulojë) me siguri mund të pyesni nëse është e mundur të ngeleni shtatzënë me para-ejakulimin.
Para-ejakulimi është lëngu i bardhë që del nga maja e penisit gjatë seksit, por para derdhjes së plotë. Ky lëng duket shumë i ngjashëm me spermën.

A jetojnë spermatozoidët brenda këtij lëngu?

Përgjigja është po, ndonjëherë. Ekziston një mundësi shumë e vogël për të mbetur shtatzënë nga lëngu pre-ejakulues, por gjasat janë të vogla. Rreth 4 në 100 gra mund të mbeten shtatzënë nga pre-ejakulimi.
Pra, ka gjëra të tjera ku duhet të tregoheni të kujdesshëm në lidhje me përdorimin e metodës së tërheqjes për të shmangur shtatzëninë. Ndërsa shumë pak gra mund të ngelen shtatzënë me pre-ejakiulimin, një në pesë gra mund të mbetet shtatzënë pa dashje duke përdorur metodën e tërheqjes.

Çfarë është pre-ejakulimi?

Lëngu para ejakulimit (para derdhjes) vjen nga gjëndrat e Cowper. Gjëndrat e Cowper-it janë dy gjëndra me madhësinë e bizeleve që gjenden në prostatë në në të dyja anët e fundit të penisit.
Gjëndrat janë pak më të vogla se një centimetër e 20 (në diametër) dhe prodhojnë një mukozë alkaline. Në çdo gjëndër ka kanale të vogla që çojnë në seksione të ndryshme të uretrës. Ndodh përmes këtyre kanaleve që gjëndrat të dërgojnë lëngun para-ejakulimit gjatë seksit, por para ejakulimit të plotë.

Ka dy arsye pse ndodh kjo:
-Për të neutralizuar aciditetin në traktin urinar
-Për të siguruar lubrifikimin gjatë marrëdhënieve seksuale

1. Uretra shërben si një kanal për urinën dhe gjithashtu si një kanal për ejakulimin. Urina është natyrisht acide, dhe një pjesë e këtij aciditeti vazhdon të jetë në uretër edhe pasi të keni urinuar. Problemi është se qelizat e spermës janë të ndjeshme ndaj niveleve të pH, dhe aciditeti i urinës mund të vrasë qelizat e spermës. Kështu mukoza alkaline e para ejakulimit neutralizon aciditetin në këtë trakt në mënyrë që spermatozoidi të ketë një rrugë kalimi “të pastër”.

2. Në penisin e mashkullit gjenden gjëndra që i shërbejnë një procesi të ngjashëm me femrat, të cilat quhen gjëndrat e Bartholin. Këto janë dy gjëndra me madhësinë e bizeles të cilat përmbajnë një mukus alkalik që synon të sigurojë lubrifikim për marrëdhënien seksuale.

A ka spermë brenda lëngut para-ejakulues?

Gjendrat e Coper nuk prodhojnë dhe as nuk përmbajnë asnjë qelizë sperme, prandaj u mendua se para-ejakulimit nuk kishte qeliza të spermës. Megjithatë, ky supozim është i pasaktë.
Mund të ketë qeliza të spermës që jetojnë në lëngun para-ejakulues. Kjo nuk ndodh gjithnjë dhe kur ndodh, nuk ka shumë qeliza të tilla, por megjithatë është e mundur. Megjithëse shanset janë të ulëta, qelizat e spermës brenda lëngut para-ejakulues potencialisht mund të shkaktojnë shtatzëni.
Një studim zbuloi se në mostrat e marra nga 42 burra, rreth 17% e mostrave përmbanin qeliza të spermës. Në një studim tjetër, nga 40 mostra të lëngut para-ejakulues (të marra nga 27 burra), 41% e mostrave kishin qeliza të spermës, dhe në 37 % të këtyre mostrave, spermatozoidi ishte i lëvizshëm dhe i gjallë.
Meqenëse qelizat e spermatozoideve në lëngun para-ejakulues nuk vijnë nga gjëndrat e Cowper-it, si futen ato brenda këtij lëngu?
Hulumtimet nuk janë përfundimtare, por aktualisht supozohet se tek disa burra këto qeliza vijnë nga fshikëza seminale, ku ato ruhen para ejakulimit.

Sa mundësi ka të ngeleni shtatzëna nga ky lëng?

Shanset për të mbetur shtatzënë nga pre-ejakulimi janë shumë të vogla. Siç u përmend më lart, vlerësohet se 4 në 100 gra mund të mbeten shtatzënë duke përdorur saktësisht metodën e tërheqjes.
Edhe nëse mashkulli tërhiqet dhe ejakulon larg nga zona e vaginës, ka sërish mundësi që marrëdhënia seksuale të rezultojë me shtatzëni.
Nëse një mashkull nuk e fut penisin e tij në vaginë, dhe vetëm maja e penisit të tij (me pre-ejakulim) është në kontakt me pjesën e jashtme të vaginës, është e pamundur që para ejakulimi i jashtëm të sjellë shtatzëni.

Kontraceptivët e emergjencës

Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale, por nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë dhe jeni të shqetësuara se para ejakulimi mund t’ju ketë vënë në rrezik që të mbeteni shtatzënë, mund të përdorni kontracepsionin e urgjencës.
Bisedoni me gjinekologun tuaj ose vizitoni një klinikë gjinekologjike sa më shpejt të jetë e mundur.

Çfarë duhet të mbani mend:

Ju mund të mbeteni shtatzënë nga para-ejakulimi nëse penisi është i vendosur brenda në vaginë. Nëse nuk doni të mbeteni shtatzënë, metoda e tërheqjes është e mirë, por jo e pagabueshme. Plus, shumica e çifteve nuk janë në gjendje ta përdorin në mënyrë efektive metodën e tërheqjes. Nuk është e lehtë të parashikohet se kur ejakulimi do të ndodhë për t’u tërhequr në kohë.
Gjithashtu, metoda e tërheqjes nuk do t’ju mbrojë nga një sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Lexo edhe: A mund te kemi shtatzeni nese nuk jane kryer marredhenie seksuale?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X