Sa të sigurta janë metodat kontraceptive: nga pilulat tek prezervativët

0 0

Nëse përdoren si duhet, shumica e kontraceptivëve janë mjaft të besueshëm për të parandaluar ndonjë surprize, të cilën për momentin nuk e duam.

Ndodh vërtet rrallë por gratë ngelen shtatzëna edhe nëse ato e kanë marrë pilulën kontraceptive çdo ditë, apo edhe nëse prezervativi është përshtatur siç duhet apo s’ka skaduar akoma.

Hannah Donague ka treguar se ka ngelur shtatzënë tre herë ndërsa ishte duke përdorur pilula contraceptive- herën e tretë i qëlloi që të kishte trinjakë.

“Herën e parë që ngela shtatzënë edhe pse po merrja pilulën kontraceptive, mendova se isha vetëm një për qind e grave që nuk kishin fat,” tha ajo për The Sun.

Pasi bëri fëmijën e parë, gruaja ndërroi markën e pilulave dhe e mori atë në të njëjtën kohë çdo ditë. Por dy muaj më vonë i ndodhi përsëri e njëjta gjë.

Herën e tretë, Hana tregoi se provuan disa metoda kontraceptive me bashkëshortin, por pas disa diskutimesh vendosën që ishte më mirë me pilula dhe gruaja sërish ngeli shtatzënë, por kësaj here me trinjakë.

NINTCHDBPICT000470281899

Pra, kjo ndodh, edhe pse në raste jashtëzakonisht të rralla.

Por, çfarë ndodh me metodat e tjera të kontracepsionit?

Shoqata e Planifikimit Familjar ka shpjeguar se sa të besueshme janë format më të zakonshme të kontracepcionit:

Prezervativët

Mund të ndodhë që prezervativët të pësojnë defekte që mund t’i ato më pak efektive, por janë ende forma e vetme e mbrojtjes kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

d448713b-4d93-4e95-a79f-c6dc65fe96a6-VPC_CDC_DONT_REUSE_CONDOMS_DESK__GETTY

  • Prezervativët për meshkujt:

Prezervativët, në qoftë se janë në madhësimë e duhur dhe nuk çahen, janë me të vërtetë efektive në parandalimin e shtatzënisë.

Ç’është më e rëndësishmja, ata janë forma e vetme e kontracepsionit që ju mbron edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme – kështu mbani mend, duhet t’i përdorni ato edhe nëse jeni po përdorni një lloj tjetër kontracepsioni dhe jeni duke bërë seks me një partner të ri.

Por ka shumë mënyra se si gjërat mund të shkojnë keq, dhe gabimi i përdoruesit mund të çojë në një surprizë të padëshiruar.

  • Prezervativë për Femra

Prezervativët e brendshëm për femra janë ato që gratë i përshtasin brenda vaginës së tyre.

Ata priren të jenë më të mëdhenj se një prezervativ i zakonshëm dhe kanë një avantazh pasi ju mund ta vendosni para kohe dhe jo vetëm para seksit – kështu që nuk do t’ju duhet të ndërprisni situatën me partnerin tuaj. Këta lloj prezervativësh ju mbrojnë nga SST.

Pilulat:

Pilula kërkon që ju t’i nënshtroheni një rutine dhe të keni një plan emergjence në rast se keni të përziera.

Nëse ju merrni pilulën tuaj në të njëjtin orar çdo ditë dhe nuk ndodh asgjë e papritur si për shembull nuk sëmureni apo nuk ju përzihet, është pothuajse e garantuar që ato ju mbrojnë nga shtatzënia.

Image result for the pill contraceptive

Por sa prej nesh harrojmë të marrim pilulat apo ndodh të zgjohemi një orë më vonë në fundjavë kur duhet të pinim kokrrën?

Ju nuk mund të parashikoni gjithmonë nëse do të jeni e sëmurë apo e shëndetshme, gjë që mund të ndikojë nëse trupi juaj e përthith pilulën apo jo.

Pilula është e shkëlqyer si mënyrë kontraceptive për shkak se ajo është afatgjatë ose afatshkurtër sa të doni, por nëse jeni tip që harroni mbështetuni tek një mënyrë më e qëndrueshme kontraceptive.

Implanti kontraceptiv

Është një shufër plastike e vogël fleksible e cila futet nën lëkurë në pjesën e sipërme të krahut tuaj dhe  çliron hormonin progestogjen për tre vjet.

Pra kjo mënyrë kontraceptive zgjat tre vite, por mos harroni se nuk ju mbron dot nga SST-të.

Injeksioni (Gjilpëra kontraceptive)

Injeksioni mund të zgjasë deri në 13 javë, por mbështetet në marrjen e një tjetër injeksioni menjëherë pasi të mbarojë kjo kohë.  Injeksioni zgjat mes tetë dhe 13 javëve, në varësi të llojit që merrni. Por duhet të siguroheni që të bëni një injeksion të përsëritur sa më shpejt para se të skadojë ai i vjetri ose të bëhet i paefektshëm.

Image result for injection contraceptive

Metoda e “tërheqjes”

Metoda e tërheqjes është ajo që është përdorur që para se të ekzistonin kontraceptivët. Ajo përfshin tërheqjen e burrit për t’u derdhur (ejakuluar) para se të arrijë kulmin – prandaj ndalon derdhjen e spermës në vaginë. Çuditërisht, kjo metodë ka vlerësimin më të ulët të suksesit sepse është “jashtëzakonisht e rrezikshme”. Kjo pasi duhet të mbështeteni vetëm tek fjala e partnerit tuaj se do të tërhiqet në kohë.

Lexo edhe: Perdorimi i kontracepitiveve orale per pucrrat

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X