A duhet të bëjë dush çdo ditë një foshnjë?

0 0

Është mirë, mos përtoni kur vjen puna tek dushi i bebit. Ai ka nevojë të pastrohet çdo ditë dhe dushi ndihmon që pjesët intime të trupit të lahen më mirë. Kujdes! Dushi për një foshnjë nuk duhet të zgjasi më shumë se sa një përqafim.

A duhet t’i bëjmë dush çdo ditë një foshnje të vogël?

Kjo është një pyetje që e bën çdo nënë e re. Pediatrit këshillojnë se të sapolindurit nuk kanë nevojë për një dush të përditshëm në javët e para kur vijnë në jetë. Thjesht pastroni pjesët intime me shumë delikatesë dhe kujdes.

Vetëm se pjesa ku vendoset bebelina duhet të lahet dhe ta pastrohet ndryshe nga zonat e tjera.

Dy deri tre herë në javë

Nuk është e nevojshme që një i sapolindur të lahet çdo ditë përveç pjesëve delikate tek vendosja e bebelinës në mënyrë që të mos arrijë deri në acarim.

Një ritual i rëndësishëm

Në fakt, disa studime konfirmojnë se rutina e banjës së foshnjës e kryer nga një prind është thelbësore për proçesin e rritjes, zhvillimit, komunikimit dhe mësimit të fëmijës. Është një ritual i rëndësishëm për shkak se vendos lidhjet e para emocionale dhe më pas fizike mes prindit dhe foshnjës të cilat kanë një ndikim të mëvonshëm.

Por edhe stimulimi i nuhatjes është një element themelor, pasi kujtimet e shkaktuara nga era janë më emocionuese dhe më të këndshme krahasuar me ato të krijuara nga shqisat e tjera.

Me muzikë

Gjatë proçesit të larjes së fëmijës është mirë që të ketë dhe muzikë. Kjo bën që ta të forcojnë lidhjen emocionale dhe të jenë më tepër aktiv. Nëse nëna këndon kur lan fëmijën ajo në të njejtën kohë stimulon zonat e trurit të foshnjës të cilat janë përgjegjëse për kujtesën dhe imazhet.

Gjithashtu dhe e folura dhe bisedimi me fëmijën e ndihmojnë atë për zhvillimin e gjuhës dhe të të folurit sa më shpejt.

Lexoni edhe: Nje menyre e re per banjon e pare te bebit

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X